• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tradhti për Albinin, do të ishte po të mos ndryshonte

by Mero Baze
27/02/2020 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar pezullimin e taksës me Serbinë, me kusht që të rivendosen disa norma reciprociteti me Serbinë, në disa afate që ai i gjykon të mundshme. Përpjekja e tij për të vendosur afate, shoqëruar me njoftimin për heqjen e taksës, janë ngarkesa të panevojshme, që mund ta dëmtojnë aksionin e tij politik, por ato dhe mund t’i harrojë në ditët që vijnë, pasi ende nuk ka folur LDK, dhe nuk mund të quhen vendime kolegjiale. E rëndësishme është që ai ka pranuar të heqë fillimisht taksën e pastaj të nisë bisedimet.

Të gjithë ata që janë të sinqertë kur thonë se Kosova nuk duhet të humbasë aleancën me SHBA dhe Perëndimin, nuk kanë asnjë arsye të shikojnë me dyshim Albin Kurtin pse ka reflektuar dhe po sillet, siç e ka detyrim të sillet kryeministri i Kosovës.

E kuptoj që tani do të ketë një valë histerie e presioni publik ndaj Albin Kurtit, i cili devijoi nga qëndrimi i tij për “orën zero” të heqjes së taksës. Pra, ai premtoi që nuk do të ketë një moment, kur taksa të jetë hequr dhe reciprociteti të mos jetë vendosur.

Tani në fakt ky moment ekziston dhe shumë mirë që ekziston. Kjo nuk është arsye për t’u shpallur as tradhtar, dhe as mashtrues. Thjesht një politikan që ndryshon.

Të gjithë ne që ja kemi kërkuar këtë Albin Kurtit në emër të ruajtjes së aleancës me SHBA, nuk kemi pse i kujtojmë tani Albinit, se ai tentoi të bëhej anti-amerikan. Ai në të vërtetë e ka nis karrierën ashtu, si një aktivist “anti-imperialist”, por moderimi i tij dhe shkuarja tek vendimet llogjike që nuk rrezikojnë Kosovën, nuk janë arsye për t’i kujtuar atij kohët e shkuara, por të ardhmen e Kosovës.

Ramush Haradinaj, që bën si i mërzitur pse Albin Kurti po shkon drejt heqjes së taksës, në fakt është duke dëshmuar se taksën e ka vendosur për të bllokuar planin amerikan për bisedime, dhe jo për të luftuar Serbinë, pasi Serbia do të dorëzohet kur të njohë Kosovën, dhe jo kur  të mos shesë miell në Kosovë.

Ajo që ka bërë sot Albini, është ajo që ju kërkua Ramush Haradinajt nga presidenti i Francës dhe kancelerja gjermane Merkel gjatë takimit të pranverës së kaluar në Berlin, kërkesë që Haradinaj e refuzoi, duke akuzuar Edi Ramën se i ishte bashkuar presionit të Gjermanisë dhe Francës kundër tij.

Prandaj sot ai është mire të heshtë, pasi më shumë se sa superior ndaj Albinit, në fakt tregon se taksa ka qenë axhendë e tij personale dhe jo e Kosovës.

Për pezullimin e taksës ka qenë dakord dhe LDK e Mustafës dhe PDK e Thaçit, dhe pamavrësisht mënyrës se si ata shuan rezistencën e Kurtit, ata duhet të heqin dorë nga triumfalizmi dhe ta shikojnë këtë vendim si një shkuarje drejt një shumice luajale ndaj SHBA në Kosovë.

Ndaj nuk ka arsye që tani të bëhet debat pse ndryshoi Albini dhe pse tradhtoi qëndrimet e veta. Debati i hidhur do të ishte po të mos ndryshonte dhe të tradhtonte të ardhmen e Kosovës.

Next Post
Ilir Meta shpjegon me shkop në dorë: Ta marrë vesh populli, se kam dy vite që ankohem…

Ilir Meta shpjegon me shkop në dorë: Ta marrë vesh populli, se kam dy vite që ankohem...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In