• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Toyota Yaris” me 3.4 mln euro/ Artan Hoxha: Dy shqiptarë të arrestuar në Belgjikë, roli që kishin

by Java News
24/05/2022 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia konstatoi një shumë prej 3.4 milion euro në një makinë tip “Toyota Yaris” në qershor 2018 në portin e Durrësit. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë. Lidhur me këtë çështje po zhvillohen hetime edhe në Belgjikë. Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Radari Informativ” në Abc.news, u shpreh se kjo çështje nuk është hetuar si duhet nga organet e drejtësisë në Shqipëri.

Artan Hoxha: Ne nuk hetuam çfarë duhet të hetonim në atë histori, pro e katandisëm çështjen vetëm në mos deklarim të ardhurash. Ne e finalizuam çështjen me dënime minimale dhe nuk u interesuam se çfarë ndodhi më tej. Nuk u interesuam fare se si doli informacioni në Kuvendin e Shqipërisë, nga e dinin politikanët që po vinte një ngarkesë e tillë dhe pse e bënë publike. Ata duhet të kishin lajmëruar policinë e shtetit dhe më pas të flisnin. Ne nuk e hetuam fare çështjen. Gjatë 2 vitet të fundit në Shqipëri kjo çështje ka bërë shumë bujë se u përfshi edhe në lojën politike të brendshme. Fillimisht mes maxhorancës dhe opozitës dhe më pas brenda vetë opozitës, Berishës dhe Bashës. Autoritete belge nuk dinin asgjë, nuk e kanë ditur që po lëviznin euro në Shqipëri me vetura që ishin blerë në tokën belge, ata nuk e kanë ditur këtë gjë, e kanë nisur hetimin pasi është bërë zhurmë në Shqipëri.

Gazetari zbuloi në studion e Abc se lidhur me çështjen “Toyota Yaris” janë arrestuar 2 persona, me shtetësi shqiptare. Por ata nuk janë arrestuar në Begjikë. Njëri është arrestuar në Maqedoninë e Veriut dhe tjetri në Malin e Zi. më pas janë ekstraduar në Belgjikë.

Artan Hoxha: Në Belgjikë ndodhen të arrestuar 2 shtetas shqiptarë që nuk janë arrestuar në Shqipëri. Njëri është arrestuar në Maqedoninë e Veriut dhe njëri në Malin e zi dhe janë ekstraduar.

Roli që ata kishin

Artan Hoxha: Ata kanë qenë pjesë e kësaj transfertë të madhe parash e cila dyshohet se vjen nga aktivitetet kriminale. Autoritetet belge nuk po hetojnë thjesht kush po i transportonte, ku janë marrë këto para, a është përdorur territori i Belgjikës, këto para që u kapën në Shqipëri a janë përfituar në Belgjikë?

Hoxha paralajmëroi se prokurorët belgë do ta vizitojnë më shpesh Shqipërinë lidhur me hetimet mbi këtë çështje. Një prokuror nga Belgjika erdhi në Tiranë më 10 shkurt 2022 në lidhje me çështjen e “Tyota Yaris”, ku u tentua futja e një shumë të mëdha parash në Shqipëri të siguruara nga trafiku i drogës. Prokurori zhvilloi një takim në SPAK dhe prokurorinë e Tiranës ku edhe mori  dokumentacion në lidhje me hetimet e kryera deri më tani në Shqipëri mbi skandalin e “Toyota Yaris.

g.kosovari

Next Post
“S’mund të kushtojnë 600 euro dy kokteje dhe dy…”/ Stafi i restorantit grek kërcënon turistet amerikane: Nëse s’paguani faturën…

“S'mund të kushtojnë 600 euro dy kokteje dhe dy...”/ Stafi i restorantit grek kërcënon turistet amerikane: Nëse s'paguani faturën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In