Një makinë është djegur gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3, ku mjeti i parkuar në pronësi të shtetasi M.A është përfshirë nga flakët.
“Më datë 07.05.2021, rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit M. A., banues në Sarandë”, thotë policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
g.kosovari