Edhe pse Botërori po afron, afati kalimtar i verës pretendon sërish shumë për transferime të mëdha lojtarësh e shifra marramendëse.
Edhe pse ka në kontingjentin e tij lojtarë të klasit botëror, sërish drejtuesit e Tottenhamit janë duke punuar intensivisht për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
“Daily Mail” shkruan së fundmi se “Spursat” janë hedhur në sulm për të rrëmbyer francezin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.
Lojtari ka një kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2019, por “Daily Mail” shkruan se drejtuesit e Tottenhamit janë të gatshëm të paguajnë një shifër të konsiderueshme prej 65 milionë eurosh për të transferuar sulmuesin, përgatiti Koha. (b.an)