• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Totozani: Qeveritë kanë detyrimin për ofrimin e zgjidhjeve afatgjata për refugjatët

by A R
29/06/2016 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ftesë të Ombudsmanit Francez, Avokati i Popullit të Shqipërisë, z. Igli Totozani mori pjesë  në konferencën me temë: “Fëmijë, Europë, Urgjencë. Mbrojtja dhe e ardhmja e fëmijëve migrantë: një sfidë për Europën”, që u zhvillua më 28 qershor 2016 në Paris, Francë.

Në këtë konferencë u diskutua mbi flukset masive të migrantëve në Europë, dhe mënyrat sesi duhet organizuar qarkullimi dhe pritja e fëmijëve migrantë, si dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore. “Interesi më i lartë i fëmijës dhe respektimi i të drejtave të tyre themelore duhet të prevalojë mbi konsideratat politike të menaxhimit të flukseve migratore”, ishte konkluzioni i konferencës së Parisit.

Ky takim i organizuar nga Ombudsmani i Francës, Këshilli i Europës dhe ENOC Rrjeti i Ombudsmanëve për Fëmijët, synoi të bëjë bilancin e situatës së fëmijëve migrantë të pranishëm në Europë, ndarjen e praktikave më të mira ekzistuese për pritjen, mbrojtjen dhe trajtimin e tyre, si dhe drejtoi një apel për autoritetet kombëtare dhe europiane, që të ndërmarrin veprime konkrete për të garantuar sigurinë dhe respektimin e të drejtave për këta fëmijë.

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, gjatë punimeve të kësaj konference tha se:

Organizimi i këtij eventi merr rëndësi nisur edhe nga të dhënat alarmante për të mitur të pashoqëruar apo dhe azilërkërkues në Evropë, të cilat duhet të na bëjnë të reflektojmë. “Sipas të dhënave nga Eurostat, midis Janarit dhe Korrikut, 2015, gati 133,000 fëmijë kërkuan azil në Bashkimin Europian – me një mesatare prej 19.000 fëmijë çdo muaj. Në çdo katër azilkërkues, një është fëmijë”.

Trajtimi i krizës së refugjatëve dhe migrantëve sot në Europë është një çështje e të drejtave të njeriut dhe duhet të përshkojë në mënyrë tërësore politikat shtetërore të vendeve pritëse apo të tranzitit, si dhe të atyre vendeve që kanë shumë gjasa të preken nga kjo krizë e paprecedentë në hapësirën e gjerë të Mesdheut.

Detyrimi ynë si mbrojtës të drejtash njerëzore është që fëmijët e refugjatëve dhe emigrantëve të jenë të sigurtë, të shëndetshëm dhe dinjiteti dhe të drejtat e tyre të respektohen plotësisht. Dhe nevojat e përditshmërisë së tyre janë të mëdha duke filluar që nga dhënia e shërbimeve sa më të mira e miqësore për këta fëmijë, sigurimi i shëndetit të tyre; sigurimi i të ushqyerit për familjet; mbështetje për programet e arsimit dhe të mësuarit, sigurim e mbështetje psikosociale, parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës, dhe mbrojtjen kundër trafikimit për këta fëmijë, apo edhe për fëmijët e pashoqëruar dhe të ndarë nga familjet.

Mbrojtja që kërkon Konventa e të Drejtave të Fëmijës  Neni 22/2, përfshin “mbrojtjen dhe asistencën e veçantë të dhënë nga shteti”, sigurimin e “kujdesit alternativ”, duke përfshirë, për shembull, “vendosjen në familje”. Kjo mbrojtje për fëmijën nuk varet nga prania e ligjshme e fëmijës brenda territorit të një shteti palë, por thjesht nga fakti që ai kërkon statusin e refugjatit ose konsiderohet refugjat, mes të tjerash, në bazë të Konventës së Gjenevës të vitit 1951.

Për më tepër, Neni 9 shprehet se:

… një fëmijë nuk duhet të ndahet nga prindërit e tij kundër vullnetit të tyre, përveçse kur pas rishikimit gjyqësor autoritetet kompetente vendosin, në përputhje me ligjin dhe proçedurat e zbatueshme, se kjo ndarje është e nevojshme për interesat më të mira të fëmijës.

Kjo mbrojtje e familjes së fëmijës forcohet nga Neni 10 i Konventës që thotë se kërkesat e fëmijëve ose prindërve të tyre për të hyrë ose për t’u larguar nga një shtet palë me qëllimin e ribashkimit familjar duhet të trajtohen nga shteti palë në “mënyrë pozitive, njerëzore dhe të shpejtë.”

Çdo veprim i ndërmarrë duhet të ketë parasysh interesin më të mirë të fëmijëve dhe në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare.

Si Avokat i Popullit në Shqipëri i kam dëguar Kryeministrit të vendit tim një rekomandim për trajtimin e krizës së refugjatëve. Përmes këtij dokumenti kërkohet marrja e masave të menjëhershme dhe të nevojshme për trajtimin në përputhje me instrumentet kombëtare e ndërkombëtare të flukseve ekzistuese dhe atyre të pritshme të migrantëve dhe refugjatëve në Shqipëri. Në këtë dokument kam kërkuar që Qeveria e Republikës së Shqipërisë të vazhdojë të nxisë nismat rajonale e më gjerë për të mundësuar bashkërendimin e trajtimit dhe të ofrimit të ndihmës në Ballkanin perëndimor. Kriza migratore me të cilën po përballen vendet e rajonit ka rrënjë të thella dhe nevojë për vendimmarrje politike, por edhe për një qasje thellësisht humane nga të gjithë vendimmarrësit e zbatuesit, të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut. Bashkëpunimi rajonal mes vendeve të ndryshme duhet të nxitet duke parë me interes jo vetëm kuota për çdo vend, por respektimin e statusit të refugjatit, si dhe bashkërendimin në regjistrimin, trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve afatgjata për refugjatët. Zgjidhja më e mirë e krizës është vetëm zgjidhja e çështjeve në burimin e tyre ndaj edhe qeveria shqiptare duhet ta shohë këtë zgjidhje me përparësi e t’i përkushtojnë asaj të gjitha mjetet e duhura. Çdo politikë sigurie e ndërmarrë në këtë situatë, nuk duhet të shkelë të drejtat e njeriut.

Disa nga pikat kryesore që vlen t’i përmend në këtë event për sfidat evropiane lidhur me mbrojtjen dhe të ardhmen e fëmijëve emigrantë, janë:

1.-Mundësimin e njohjes së këtyre personave para ligjit duke i pajisur ata me dokumentacion bazë të nevojshëm për një sërë procesesh administrative, për një ndarje funksionale të ndihmës humanitare.

2-Refugjatëve dhe emigrantëve duhet t’u garantohet individualisht aksesi efektiv në procedurat e azilit, pa diskriminim.

3- I gjithë procesi duhet të jetë tërësisht transparent dhe me synimin që të sigurohet një bashkëpunim i ngushtë i Qeverisë me aktorët vendas dhe ndërkombëtarë, veçanërisht me shoqërinë civile dhe organizatat jo-qeveritare ndërkombëtare, për të forcuar garancitë dhe burimet për nevojat e grupeve vulnerabël, pjesë e flukseve migratore, duke përfshirë këtu së pari Fëmijët.

4- Angazhimin për trajtimin e veçantë, sa i takon të miturve të pashoqëruar pjesë e flukseve migratore, për garantimin e të drejtave të tyre themelore, për t’iu përgjigjur nevojave specifike të tyre dhe për të lehtësuar procesin e bashkimit familjar.

5- Lehtësimin e aksesit të ankesave të depozituara nga refugjatët dhe emigrantët për institucionin e Avokatit të Popullit, lidhur me shkeljen e të drejtave të tyre nga autoritetet përgjegjëse në vendin tonë, me qëllim sigurimin e një përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj këtyre ankesave.

Solidariteti, partneriteti dhe ndarja e përgjegjësive mes vendeve të origjinës, tranzitit dhe destinacionit, janë tejet të rëndësishme për garantimin e të drejtave të refugjatëve, azil-kërkuesve dhe migrantëve të parregullt.

Dështimi në zbatimin e legjislacionit ndërkombëtar prek gjerësisht grupet vulnerabël, pjesë të flukseve migratore, duke përfshirë këtu fëmijët.

 I gjithë ky proces duhet të garantojë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat bazike, duke shmangur kthimin në vende ku nuk garantohet siguria e tyre. Në rolet tona si Ombudsmanë e Avokatë të Popullit, përmes rekomandimeve tona, mundohemi të edukojmë Administratën, duke e bërë të kuptojë rolin e saj të vërtetë ndaj shtetasve, dhe se arsyeja e vërtetë e ekzistencës së saj është shërbimi ndaj qytetarëve. “Në rastet kur fëmijët janë përfshirë në procedura të kërkimit të azilit apo në procedime gjyqësore ose administrative, përveç caktimit të një kujdestari, duhet t’u sigurohet edhe asistenca ligjore” .

Shqetësim tepër i madh mbetet profilizimi i refugjatëve bazuar tek nacionaliteti dhe mosgarantimi i së drejtës së aksesit ndaj procedurave të azilit pa diskriminim. Vetëm gjatë vitit 2015, janë evidentuar mbi 90.000 të mitur të pashoqëruar, të cilët janë ekspozuar ndaj risqeve të shtuara për shëndetin, dhunimin, shfrytëzimin dhe trafikimin. Pikërisht në këtë situatë, angazhimi i Avokatit të Popullit është jetësor për monitorimin e situatës së të drejtave të njeriut, hetimin e praktikave abuzive dhe parandalimin e tyre, ndërgjegjësimin e autoriteteve për zbatimin e standarteve dhe obligimeve në fushën e të drejtave të njeriut, si edhe kontributin në dialogun ndër-institucional dhe ligjërimin publik për të ndërgjegjësuar dhe kundërvepruar gjuhën e urrejtjes, racizmit dhe ksenofobisë.

Në kuadër të rolit tonë si mbrojtës dhe promovues të të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit është i fokusuar në angazhimet e mëposhtme:

– Fuqizimi i veprimtarinë dhe kujdesi në veçanti që, në trajtimin e çështjeve të të drejtave të migrantëve/refugjatëve që vijnë nga vendet e luftës, të respektohet natyra universale dhe e patjetërsueshme, si dhe standarded ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, për të pasur një qaje efektive ndaj këtyre të drejtave, duke dënuar njëkohësisht dhe mos toleruar pasojat ç’njerëzore të rrjedhura nga kjo gjendje.

– Angazhimi në monitorimin dhe ushtrimin e presionit pozitiv dhe të vazhdueshëm ndaj Qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore për përmbushjen e detyrimeve dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të legjislacionit për refugjatët, duke intensifikuar investigimet tona ex-officio, inspektimet dhe prezencën tonë në vendet e pritjes apo të strehimit të refugjatëve, si dhe maksimalizmin e shfrytëzimit të mjeteve ligjore në ushtrimin e funksioneve tona.

– Ofrimin dhe garantimin e aksesit maksimal të ankesave, apo të adresimit të çështjeve brenda kompetencës së trajtimit, nga ana e refugjatëve dhe migrantëve për institucionet tona, si dhe koordinimin në veprimet për transferimin e tyre juridiksional midis institucioneve homologe në rajon e më gjerë, me qëllim sigurimin e një përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj këtyre ankesave.

– Koordinimin e ngushtë me të gjithë aktorët aktivë, veçanërisht me shoqërinë civile, dhe intensifikimin e veprimeve tona për të rritur garancitë dhe burimet që i adresohen nevojave të fëmijëve, si dhe të viktimave të torturës dhe viktimave të trafikimit. Një koordinim multidimensional do të sigurohet edhe për të drejtat e fëmijëve të pashoqëruar, për të përmbushur kërkesat e tyre specifike dhe për t’u lehtësuar bashkimin familjar.

– Angazhimin gjerësisht në fushata të rritjes së ndërgjegjësimit mbi të të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve, duke dënuar fort fenomenin e ksenofobisë, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit dhe duke promovuar dialogun interkulturor./a.m.

Next Post

VIDEO/ Ja si do të jetë i-Phone 7

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In