• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Totozani: Nismë rajonale në përgjigje të krizës së emigrantëve

by
03/09/2015 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Totozani: Nismë rajonale në përgjigje të krizës së emigrantëve

Avokati i Popullit, Igli Totozani, zhvilloi këtë të martë në Prishtinë, një takim me homologun e tij kosovar Hilmi Jashari. Ky është takimi i parë zyrtar që Avokati i Popullit të Kosovës zhvillon që nga mandatimi më 3 korrik 2015. Totozani përgëzoi  Jasharin për zgjedhjen e tij në krye të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunimin dypalësh, duke pasur fokus ndjekjen e problematikave të qytetarëve respektivë në vendet tona, si edhe shkëmbimin e eksperiencave veçanërisht referuar punës së Mekanizmit Kombëtar Parandalues të Torturës. Homologët nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit edhe në planin rajonal dhe atë ndërkombëtar.

Avokati i Popullit të Shqipërisë Totozani shprehu angazhimin për të mbështetur përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në organizmat dhe rrjetet ndërkombëtare të institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut. Duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit të institucionit të Avokatit të Popullit me shoqërinë civile, të dy palët ranë dakord për zhvillimin së afërmi në qytetin e Kukësit të një auditoriumi të përbashkët me organizma të shoqërisë civile në Shqipëri dhe në Kosovë.

Avokati i Popullit të Kosovës  Jashari vlerësoi dhe shprehu mbështetjen për nismën rajonale të Avokatit të Popullit të Shqipërisë për të krijuar një platformë të bashkërendimit të institucioneve të Ombudsmanit në Ballkanin Perëndimor në angazhimet e tyre në përgjigje të krizës së emigracionit. Nisma rajonale synon të kontribuojë në sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut për emigrantët të cilët tranzitojnë vendet e rajonit, por edhe mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve azilkërkues nga rajoni të cilët kthehen nga vendet e Bashkimit Europian në vendet e tyre të origjinës.

Next Post

Enca i ngacmon vetë çunat në rrugë... (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave të emigrimit që prekin edhe Shqipërinë, zbardhet letra për Rubion

February 4, 2026
Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

February 4, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Stuhi shiu dhe reshje bore në zonat malore, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 4, 2026
Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

February 4, 2026
Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

February 4, 2026
Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

February 4, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Qeveria ka falimentuar përballë gjyqësorit shqiptar

February 4, 2026
Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste ish-deputetin socialist, lirohet nga burgu

Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste ish-deputetin socialist, lirohet nga burgu

February 4, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In