Harry Kane ka dhuruar një performancë madhështore duke shënuar tre gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë i vitit 2017 dhe duke ndihmuar Tottenhamin të shkatërrojë Southamptonin 5-2.
Tottenham është futur në top katërshen e Premierligës me 37 pikë.
Harry Kane hapi shoun e tij në këtë ndeshje duke shënuar në minutat 22’ dhe 39’, dhe kështu e barazoi e më pas edhe e tejkaloi Lionel Messin si golashënuesi më i mirë në top pesë ligat evropiane për vitin kalendarik 2017.
Kane s’u ndalë me kaq dhe shënoi përsëri në minutën e 67-të për ta kompletuar het-trikun, duke e thyer një rekord 22 vjeçar të vjetër të Alan Shearer. Kane është bërë lojtari i vetëm që shënon 38 gola në Premierligë brenda një viti kalendarik.
Golat tjerë për Tottenham i shënuan Dele Alli në minutën 49-të dhe Son Heung-Min në të 51-tën.
Ndërkohë, për Southampton, e cila mbetet në vendin e 13 me 19 pikë, shënuan Boufal në minutën e 64-të dhe Tadic në të 82-tën. /a.m.










