• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tortura e berishëve, përballë Tahirit, Ndroqit dhe Libanit

by Mero Baze
04/08/2020 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Postimi i fundit i Sali Berishës është për Saimir Tahirin dhe pushimet e tij në Kurvelesh. Ka postuar një fotomontazh, ku ish ministri socialist, është në fshatin e origjinës së tij, duke pushuar dhe nga pas, i ka montuar një fushë me hashash.

Postimi është bërë në të njëjtën ditë, kur djali i tij Shkëlzen Berisha dhe gruaja e tij “blogere mode”, shijojnë pushimet në një vilë luksoze përballë Korfuzit, që kushton 2 mijë euro nata, dhe ndryshe nga miliona shqiptarë që nuk kanë mundësi të shkojnë në Greqi, ata kaluan të dielën mbrëmje në Korfuz, duke udhëtuar me Jahtin luksos privat në dispozicion të tyre për një natë.

Greqia lejon nga Shqipëria vetëm milionerë me jahte luksoze pa karantinë. Dhe i vetmi që e ka përdorur këtë të drejtë është djali i Sali Berishës, një miliarder i padeklaruar.

Sapo ky fakt u bë publik nga portali dritare.net, Berisha na surprizoi me fotomontazhin e Saimir Tahirit, si për të na treguar që problem është ai që shkon të pushojë në Nivicë tek stani i Jahos, e jo djali dhe nusja e tij, që e kanë një natë 30 mijë euro, po të llogarisësh jahtin sa një anije vetëm për dy vetë dhe vilën luskoze.

Saimir Tahiri është para drejtësisë dhe po përballet me të. I biri i Sali Berishës, është në jahte luksoze bisnesmenësh dhe vilat e tyre, duke përdorur ende hijen e pushtetit të babait.

E njëjta histori është dhe me reagimin e tij ndaj sekuestrimit të pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi. Reagimet e politikës ishin të matura. Dhe ashtu duhet të jenë, jo vetëm për konfidecën që nuk i nderon dhe që kanë pasur me Ndroqin, por për të mos dëmtuar hetimet.

Sot nuk është dita që Ylli Ndroqi të sulmohet verbalisht, se ajo është e lehtë. Sot ai është në duart e drejtësisë dhe të tjerët duhet të heshtin.

I vetmi që foli sikur po i prekej malli i tij, ishte Sali Berisha. Dhe jo se ka ndonjë dashuri për Ylli Ndroqin, por tek ajo sekuestro, ai shikon rrezikun e ngjashëm për televizionin e djalit të tij, i cili nuk ka asnjë burim zyrtar të ardhurash.

Një televizion që harxhon gjysëm milionë euro në muaj, dhe nuk ka asnjë evidencë financiare për origjinën e investimit, është gjithnjë i rrezikuar të hetohet dhe sekuestrohet, nëse në këtë vend do të vendoset drejtësia. Fakti që i biri s’ka  vënë emrin në letra nuk e qetëson, pasi ata nuk do marrin të birin, por letrat dhe pasuritë. Dhe është pikërisht ky hall që e bën atë të reagojë ndryshe nga Meta e Basha që e kanë më shumë mik personal Ndroqin, por nuk duan ta dëmtojnë atë, as duke e mbrojtur personalisht, as duke heshtur.

Ylli Ndroqi është duke u përballur me drejtësinë, ndërsa i biri i Berishës dhe televizioni i tij, duke përdorur paratë e fituara nga korrupsioni për t’u ritkthyer në pushtet.

Nuk di cila industri është më fitimprurëse, ajo e drogës që akuzohet Ndroqi, apo kjo e Berishëve, por dukshëm kjo e dyta është me leverdi se këtu nuk dënohesh kurrë.

Mu kujtua kjo, ndërsa i hodha një sy televizionit të djalit të tij, që po mbulonte me shumë përkushtim sonte shpërthimin katastrofik në Liban. Dukej sikur redaksia ishte gati të linte çdo lajm e të merrej me “Gërdecin” e Libanit.  I duhet deomos një histori e ngjashme me pamje të ngjashme, por jo me njerëz të ngjashëm në prapaskenë.

Vetë Sali Berisha, e marr me mend se duhet të ndihet mirë nga ky shpërthimi në Liban. Jo se urren libanezët dhe kënaqet me vdekjen e tyre, por një shpërthim i ngjashëm, shkaktuar nga biznesi ilegal i djalit të tij, më 2008, rrafshoi 300 shtëpi, rreth 400 të plagosur dhe 26 të vdekur. I vetmi që shpëtoi edhe pa u vrarë, edhe pa u plagosur, edhe pa u burgosur ishte djali i tij, i cili tani është rikthyer si biznesmen në vendin e krimit në Gërdec, për të justifikuar po atje pasuritë e bëra.

Ndërsa transmetonin pa pushim pamje nga “Gërdeci” i Libanit, dukej sikur donin të thonin “që aksidente janë, ndodhin në gjithë botën”. Ndaj mos na ngacmoni!

Dhe në fakt as unë nuk do ta ngacmoja sonte, por ai e di vetë çka bërë dhe nuk rri pa i kujtuar krimet e veta, në përpjekje për t’i fshehur.

Next Post
Ja çfarë i shkaktojnë trupit ndjenjat negative!

Ja çfarë i shkaktojnë trupit ndjenjat negative!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

February 26, 2026
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

February 26, 2026
Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

February 26, 2026

Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin. Nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve automatike

February 26, 2026
“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In