Sulmuesi Fernando Torres do ta vazhdojë karrierën në SHBA, pasi të largohet në fund të këtij edicioni nga Atletico Madridi, kur edhe i skadon kontrata.
Sajti “ESPN” ka njoftuar se Torres është pranë marrëveshjes me skuadrën amerikane New York City FC.
Ai tashmë ka nisur bisedimet dhe ekipit të ri do t’i bashkohet në muajin korrik.Te New York City ai pritet të firmosë kontratë deri në fund të vitit 2020.Më herët interesim për Torresin kanë treguar edhe skuadrat nga Kina, por 34-vjeçari nuk ka qenë i interesuar të transferohet në Azi.
New York City mësohet se për Torresin ka mposhtur konkurrencën e Montreal Impact, Chicago Fire, Seattle Sounders e Sporting Kansas City. (b.an)