• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Torollepsur bukur

by Edison Ypi
23/05/2024 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Turista nga Bota që nisen për Tepelenë dhe falë mrekullive tona përfundojnë të torollepsur bukur në Kukës, ose nisen për Theth dhe përfundojnë të torollepsur bukur në Tomorr, të tillë gjen në çdo shesh, në çdo kryqëzim.

Por më të torollepsur bukur se ata që ngatërrojnë qytetet, janë ata që bëjnë lëmsh shtetet.

Niset spanjolli, për shembull, nga Anglia për në Rusi, qëndron pak në Shqipëri, torollepset bukur, dhe ja ther tatëpjetë, përfundon në Turqi.

Për shkak të torollepsjes bukur bëjnë lesh arapi edhe kontinentet. Si bëri Kolombi i torollepsur nga suksesi kur Amerika iu duk Azi.

Ka dhe nga ata që për shkak të torollepsjes bukur ngatërrojnë galaktikat. Është nisur suedezi apo japonezi apo australiani, për te e Andromedës, kalon nëpër Shqipëri, torollepset bukur nga Shkodra apo Berati apo Gjirokastra, dhe përfundon te Rruga e Qumështit.

Para pak ditësh një hordë me turista shumkombësh hëngrën tav dheje te një restorant prapa dajtit. Pasi mbaruan, sesi u ndjenë, si më të fortë, si më të bukur, si më të torollepsur. Duke mos ditur si ta shpenzonin energjinë e tavës së dhesë, ikën përpjetë, te Kroi i Kuq, ku është një krua dhe një kryqëzim katër rrugësh.

Një të arritur te kroi dhe kryqëzimi, një francez që kishte shqyrtuar me imtësi hartat, relievin dhe natyrën e atyre nahieve, me një nervozizëm të dukshëm tipik për të torollepsurit bukur, një të marrë një shkop në dorë, vajti në mes të kryqëzimit. Të gjithë heshtën. Dëgjohej vetëm shushurima e Kroit.

-Krahasur me këtë kryqëzim madhështor, nisi të thotë francezi i torollepsur bukur dhe i armatosur me shkop druri, rotondat tona që ne për çoç i mbajmë, janë qesharake. Në këtë drejtim, pra në veri, vazhdoi francezi me shkop në dorë, rruga të çon te një çudi gjeologjike botërore, te Mali me Gropa.

Në lindje, Bizë, Martanesh, Fush Studë etj. për t’i bërë sa më të bukur Zoti i ka çarë malet me sqepar.
Në jug, pasi kalon nëpër ca pyje dhe liqene prrallore, del në Labinot.

Ky krua, përfundoi francezi i torollepsur bukur, e ka ujin më të mirë se çdo birrë, dhe…nuk arriti të mbarojë, se nga torollepsja e bukur dhe intensive u alivanos, rrëzua. Mezi e sollën në vete dhe e ngritën duke ja lagur ballin me ujin e Kroit.

Një anglez udhëtar i krisur u nis më këmbë Kodovjat e përpjetë. Kaloi rrënqethjet estetike Kukur, Rovie, Kishtë, që e torollepsën goxha bukur. Në majë të malit busulla ngeci, GPS nuk punonte, rrethepërqark askush, vetëm era dhe cicërrima zogjsh. Kishte arritur në mes të kurrkundit. U torolleps i tëri. Nisën t’i dridhen gjunjët. Kolona e kurrizit sa s’ju dërrmua. Vertebrat sa s’iu shkoqën.

Pas pak e mori veten. Ja theri Bishnicë e tatëpjetë nëpër katundet eMokrës. Provoi një për një ujin e disa krojeve. Desh u çmend. Njëri më dehës se tjetri. Sa të kthehem, tha me vete, do futem në qilar do thyej krejt shampanjat qindra vjeçare të koleksionit të stërgjyshit mbi tre milionë dollarë. Do vi do blej sa të bëjnë disa kronj në Mokër. Do ngre restorante, pa birra, pa verëra, vetëm me ujë të krojeve të Mokrës.

Në Berat, qytetin më të magjishëm të botës, turistat e torollepsur bukur e kanë bërë udhë: zhdëpen përposhtë, ikin pa paguar me vrap lart në Kala shtrihen mbi kalldrëmet e freskët derisa të vijnë në vete nga stërngopja me mish e pilaf, bukuria, torollepsja dhe zemërgjërësia e pronarëve të restorantave të cilëve në këto raste u mjafton publiciteti i kronikave.

Gjithë ditën e gjithë jetën nëpër zyra dhe fabrika, një ushtri me të torollepsur nga të gjitha vendet e botës duke folur një babylon gjuhësh po kalon nëpër Luginën e Vjosës duke vrarë mendjen si mund të tingëllojë “Peshkatarët e perlave” po tu shtosh ison gjeniale vajtimtare të këtyre anëve.

Ca të tjerë të torollepsur bukur nga tingujt e lahutës, kanë vendosur pjesën e mbetur të jetës ta kalojnë në Tropojë.

Torollepsja turistike labe po bën kërrdinë nga Vlora në Tepelenë. Turista nga gjith bota, me kokat përpjetë, duart nga qielli, sytë me lot, pyesin njëritjetrin: Çfarë vendi është ky o Zot ? Si ka mundësi, nga bregu i detit prejku veza piqet nën diell, deri te majat me dëborë, nuk është më larg se 1 orë ?

Torollepsja bukur, në dallim nga budallallepsja bukur që është krejt tjetër gjë, bën mirë për shëndetin po aq sa dhe për pamjen e jashtëme të cilën e përmirëson dukshëm. I torollepsuri bukur, përveçse ka shëndet për t’ja pasur zili, gëzon edhe një surrat më simetrik, hundë të rregullt, buzë të puthëshme, veshë të ridimensionuar, kokë me qoshe të rrumbullakuara, flokë që nuk bien as në pleqërinë e thellë e të tjera e të tjera. Aq e vërtetë është kjo, sa kur i torollepsuri bukur kur kthehet në vendin e vet, duket tjetër njeri, nuk e besojnë që është po ai Antonio, Alan, Keneth, Richard, Rodrigo, që u nis për turizëm në Shqipëri.

Turistave të torollepsur po u flet një shqiptar:

-Kot i paskemi bërë gjithato luftra, heroizma, dëshmorë, mite, legjenda, rapsoda, lahuta, çiftelira duke u mburrur se jemi të pamposhtur, duam njëritjetrin, kemi mbrojtur Atdheun nga armiku. Paskan qënë të gjitha rrena.
Jemi vrarë e prerë kot. Hidhini të gjitha në zjarr. Paska qënë e thjeshtë. Mjaftoka të hapësh portat. Të hyni e të dilni, të hani e të pini, të punoni e fitoni. Ejani zini vendin e budalljve që ikin. Asnjë humbje. As për ju as për ne. Vetëm fitim.

Për ju dhe për ne. Kush s’e kupton është budalla. Ky vend me shenjtorë që çpojnë shkëmbin me gishta për të dalë uji, si eksodet fatkeqe dhe torollepsjet e bukura i ka biblike, sidomos gjëja që më tepër i plak është e qeshura kot, nuk meriton të vuajë më gjatë. Zjarri i Xhehenemit i djegtë e i shkrumboftë ata që s’e pranojnë këtë të mirë që e ideoi dhe e realizoi Sari Salltiku. Ndizni qirinjtë, fenerët, llampadarët. Festoni. Mishi Tomorr. Rakia Osum. Gjak e dhjam.

Next Post
“Dënim me vdekje’’ për nënën e pesë fëmijëve, u kap me kokainë e heroinë

"Dënim me vdekje’’ për nënën e pesë fëmijëve, u kap me kokainë e heroinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

February 26, 2026

Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin. Nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve automatike

February 26, 2026
“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

February 26, 2026
Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

February 26, 2026
“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

February 26, 2026
Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

February 26, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Rama: Pezullimi i një ministri pa gjyq, ndërhyrje brutale në legjislativ e ekzekutiv

February 26, 2026
Negociatat me BE, Rama: Besimplotë se do e kalojmë testin, pavarësisht bombave artizanale

Negociatat me BE, Rama: Besimplotë se do e kalojmë testin, pavarësisht bombave artizanale

February 26, 2026
“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen për mua! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen për mua! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

February 26, 2026
Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In