Mijëra njerëz, në Piazza San Carlo ne Torino, janë larguar në panik për shkak të dy shpërthimeve shumë të forta. Gjatë finales së Champions Legue, në momentin kur ishte shënuar goli i tretë i Realit është dëgjuar një shpërthim i fortë shkaktuar nga shembja e një pjese të kangjellave të pjesës që të çonte tek parkimi nëntokësor.
“Njerëzit bërtisnin, shtynin dhe nisën të largoheshin të alarmuar”, thonë dëshmitarët, të cilët menduan fillimisht mos ishte një atentat.
Alarm për bombë, lëndimet nga turma
Ideja e një sulmi terrorist u përforcua nga plasja e një fishekzjarri, duke bërë që njerëzit të kalonin në panik dhe të largoheshin me të shpejtë.
Deri tani janë konfirmuar 1000 të plagosur, 7 apo tetë prej tyre në gjendje të rëndë, përfshirë edhe një fëmijë i cili është marrë para nga turma dhe mbahet nën kujdes intensiv për shkak të traumës në kokë dhe gjoks.