Një shqiptar pa dokumente është vënë në pranga nga policia pasi është kapur me një sasi të madhe lëndësh narkotike.
Policia e Torinos, Itali ka bërë të ditur se, 34-vjeçari shqiptar është prangosur duke shpërndarë heroinë. Por zbulimi më i madh është bërë kur policia ka shkuar në banesën e tij.
Gjatë kontrollit i është gjetur më shumë se 1 kilogramë e gjysëm heroinë, 230 gramë kokainë, 1200 euro dhe një presë që përdorej për paketimin e lëndës narkotike.