• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi: PS-LSI rinegociojnë për mandat tjetër, fantazia e PD për Metën, një fatkeqësi

by Java News
23/08/2016 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kreun e FRD, Bamir Topi koalicioni aktual qeverisës që kryesohet nga dy forcat politike, PS dhe LSI do të vazhdojë mandatin deri në fund, madje sipas Topit këto dy forca politike mund të rinegociojnë edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërsa opozitën, kreu i FRD e konsideroi si një fatkeqësi që bën llogari për lëvizjet politike të kundërshtarit.

Bamir Topi: Po i referohem, po dal në planin personal. Jam shprehur mjaft herë. Edhe në momentet kur të gjithë ishin të bindur se do këtë një çarje të këtij koalicioni unë kam qenë i bindur për të kundërtën dhe jam shprehur që për të njëjtat arsye ky koalicion është ndërtuar, për të njëjtat arsye ky koalicion do ta vazhdojë mandatin deri në fund. Sot kemi zëra që vijnë nga partitë respektive që janë në koalicion të cilët shprehen se do ta cojnë mandatin deri në fund dhe sipas meje nuk është çudi që të rinegociojnë për zgjedhjet e reja. Fatkeqësia është pastaj te kampi opozitar, të cilët fillojnë dhe bëjnë llogari, fantazojnë mbi bazën e lëvizjeve politike të kundërshtarit dhe e kanë të vështira për ta parë si kundërshtar apo si aleat. Janë çështje të një perceptimi dhe unë do ta konsideroja fatkeqësie sepse tek e fundit je dakord me atë mission opozitgar ose jo, vendi ka nevojë për një opozita që duhet të ofrcohet për ti lejuar pushtetit që të bëjë sa më pak gabime. Ky është rregulli i demokracisë rrotacioni i vazhdureshëm, por në rast se mendon se kjo do të vijë nga aleancat fluide atëherë fillon që të rrënohet edhe ai besim sado i brishte që ekziston tek njerëzit.

I pyetur për një koalicion të mundshëm në zgjedhjet e ardhmshme Topi nuk preferoi të japë një qëndrim

Topi: Jo këtë nuk mund ta themi. Ne jemi të predispozuar të shkojmë në koalicion, por nuk mund të thuhet sot. Ne jemi në koalicion për pushtetin administrative, por çështja e zgjedhjeve politike është një çështje shumë e rëndësishme, do të dojë shumë studim, komunikim, por gjëja më e rëndësishme që ne kemi kushtëzuar ka të bëjë me ndryshimin e ligjit electoral. Është një ligj i domosdoshëm. Praktikisht është ADN e një kodi gjenetik, pra një kod i ndërtuar mirë do të japë dhe struktura dhe një organizëm normal, përndryshe do të prodhojmë mostra.

Dhe për sistemin elektoral, Topi tha:

Topi: Ne jemi për këtë lloj sistemi, madje jemi për çdo lloj sistemi sepse nuk e bazojmë tek formula sesa tek besimi që ti do të krijosh. Ne jemi për proporcionalin, por me nevojën e korrektimit. Sepse ke formacione politike sepse FRD ka marrë aq vota sa mund të kishte 4-5 deputetë.

Ish-presidenti shpjegoi arsyet se pse nuk morën pjësë në zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër. Ai tha se nuk kishte një vendim politik, por kjo lidhet me ndjeshmërin e njerëzve.

Topi: Nuk ka pasur një vendim politik të strukturave të FRD, por ne kemi respektuar një ndjeshmëri lokale të njerëzve tanë, të përfaqësuesve tanë. Pra aty ku kjo frymë komunikimi ka munguar ose ka qenë e pamjaftueshme, njerëzit janë me personalitet dhe nuk mund të thirren në luftë si në kohën e zboreve. Pra në radhë para se të respektojme vendimet e strukturave duhet të respektojmë ndershmërinë e njerëzve në terren. Ne me këtë japim edhe një mesazh. Nuk ka vendimarrje politike, dsëshirojmë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të fitojë më i miri. Por nuk ka vendimarrje të natyrës politike./oranews

Next Post
Pas tre vitesh, ambalazhet e ushqimeve nuk do t’i hidhni më (VIDEO)

Pas tre vitesh, ambalazhet e ushqimeve nuk do t’i hidhni më (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In