• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi: PD një gërmadhë që ka zënë Bashën e Berishën brenda! Doktori e di ku është ‘vija e kuqe’, Luli po pret që ai të gabojë

by Java News
28/12/2021 23:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Bamir Topin, ish-president i vendit, PD është tashmë një gërmadhë që ka zënë brenda Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Kështu tha në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, ish-presidenti Topi, teksa u pyet në lidhje me situatën politike brenda Partisë Demokratike, ku tha se situata është katastrofike.

‘PD një gërmadhë që ka zënë Bashën dhe Berishën brenda. Siç ndodh në situata tërmeti, ti mund të jesh në gërmadhë mund të jesh dhe i gjallë, dhe i plagosur, por tek ajo ndërtesë, ku ti je dikush duhet të shpëtoj. Problemi është se janë në kushtet kur duhet të dalin vetë, po i zënë rrugën njëri-tjetrit se kush do të dalë më para. Kjo është katastrofike!”- tha Topi.

Ish-presidenti, duke ju referuar hyrjes së Sali Berishës në selinë e PD-së, tha se ai e di shumë mirë ku është vija e kuqe, dhe e di mirë se është në fokus nga strukturat e drejtësisë. Madje sipas Topit, Basha po shpreson që Berisha të gabojë.

‘Doktori pavarësisht shumë gjërave për tu kritikuar ka eksperiencën e tij dhe është në një moshë që e di se ku është vija e kuqe. Po tenton të ndërmarrë një aksion, por duke qenë inspirues i moralit të rikthimit të demokratëve në seli, por e me duart e të tjerëve.  Ai e di se njeriu që është më në fokus nga strukturat e drejtësisë është ai. Basha po pret që Berisha të gabojë. Problemi nuk është se Basha shpreson të bëjë gol, por shpreson që tjetri të gabojë. Të dy palët nuk kanë më koshiencën racionale, por kanë instiktet dhe po mbrohen.’- u shpreh Topi.

5 janari i cili është afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit, i ka lënë Bashës që të lirojë selinë e PD-së, sipas Topit, këtë çështje do ta zgjidhë gjykata, ndërsa nuk bëri parashikime për ndonjë përplasje.

‘Përderisa çështja ka shkuar në gjykatë ka një lloj qëndrimi, punohet në dy linja. Një linjë është juridike që e ka gjykata dhe linja tjetër është politike dhe luajnë me presione. por në fund fare do ë vendosë gjykata. Do vendosja mbi bazë të parimeve! Të dy janë pjesë e vendimmarrjeve që kanë lënë shije shumë të hidhur në të kaluarën dhe një nga këto është si është zgjedhur Basha në krye të PD-së. Problemi është se gjykata ka të dhëna të mjaftueshme për t’i ndarë proceset nga njëri-tjetri.’- tha Topi.

Pas disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar 2022, për t’u larguar nga selia bashkë me lidershipin e tij. Në të kundërt, Sali Berisha ka sinjalizuar se do të rrethojë me mbështetësit e tij selinë blu, duke nënkuptuar mundësinë e largimit të Bashës me forcë. Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka deklaruar se po përgatitet për të përballuar të gjithë skenarët e Sali Berishës, përfshirë edhe një sulm të mundshëm të këtij të fundit, për të marrë me forcë selinë.

Dy grupet, pasi kanë shkarkuar dhe nuk njohin njëri-tjetrin,  kanë nisur edhe një betejë ligjore. Është pikërisht kjo përballje ligjore, e cila në fund do të përcaktojë se kush do ta kontrollojë selinë e Partisë Demokratike. Berisha ka dërguar për konfirmim në gjykatë statutin paralel që miratoi më 11 dhjetor 2021 ku ka shkarkuar Bashën ndërsa ka kaluar PD-në në duart e një të ashtuquajturi Komision për Rithemelimin e partisë. Për konfirmim në gjykatë ka dërguar ndryshimet statutore të korrikut edhe Lulzim Basha, ndonëse 5 muaj me vonesë. Mbi këto ndryshime, Basha nxori jashtë lojë të gjitha vendimet e njëanshme dhe strukturat paralele të ngritura nga Berisha./m.j

Next Post
Rrebeshe shiu në të gjithë territorin, ja parashikimi i motit për ditën e nesërme

Dita nis me shi/ Zbuloni si do të jetë moti këtë të mërkurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In