• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi: Pas 21 janarit isha si në “arrest shtëpie”, më ndiqnin edhe kur i jepja makinës

by A R
24/01/2020 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi e ka konsideruar si “ngjarjen më të rëndë të tranzicionit shqiptar”  “21 Janarit”, ndërsa tha pas ngjarjes, palët ishin në një konflikt të hapur.

I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Topi u shpreh se ka qenë ndërhyrja e ndërkombëtarëve që uli tensionin në vend dhe solli rifillimin e funksionimit të institucioneve.

“Pas ngjarjes së 21 Janarit palët ishin në një konflikt të hapur. Polemikat ishin jashtë çdo etike në komunikim. Në atë periudhë është ngritur një komison hetimor parlamentar për të hetuar një puç. Në këtë moment ka pasur një ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar.

Ka ardhur në atë kohë edhe ndihmës sekretari i SHBA, kanë qenë vizita që krijuan një shqetësim të madh tek ata. Duke iu rikthyer atyre momenteve, ulja e tensionit, rifillimi i funksionimit të institucioneve, erdhi si pasojë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar”, tha Topi.

I pyetur nëse duhet të rihapet si çështje, ish-presidenti u shpreh se kjo është një çështje që prek shumë plane dhe se duhet të hetohet.

Nga gjithë kjo përvojë, si caktohet kufiri që ndanë mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe respektimi i lirisë së njerëzve për të protestuar dhe evitimi i gjakderdhjes?

Kam përshtypjen që të gjithë janë koshientë për rrugën ën të cilën ka kaluar Shqipëria dhe pavarësisht se gjërat janë shkruar nëpër ligje, secili e di si duhet të sillet. Politikanët me eksperiencë e dinë se deri ku duhet të jetë gjuha politike, në momentin që pushteti vjen dhe koncentrohet e dhe e shikon që ky lloj i ndërtimit të sistemit që ne kemi, vetvetiu e çon njeriun drejt një pushteti të pakufishëm dhe ai vetë e ka të vështirë të gjejë ku e ka kufirin e tij.

A mendoni që SPAK mund ta bëjë çështje hetimi?

Për 21 Janarin duhet të kishte një gjyq të fortë politik dhe duhej të realizohej në parlamentin që mori jetë në vitin 2013. Nëse duhet të gjykohet apo jo, duhet ta shohë drejtësi.

Ju thoni që ju kanë ndjekur kur ishit ju në timon, në rrugët e Tiranës. Janë denoncuar këto nga ju?

Asnjëherë në jetën time nuk kam tentuar t’i finalizoj gjerat në këtë mënyrë. I gjithë informacioni që vinte mbi bazën e një institucioni kushtetues. Presidenti në atë kohë  ka qenë në kushtet reale faktike të një arresti shtëpiak.

A mendoni se do rihapet çështja e 21 Janarit? Familjet ende kërkojnë, njëra familje e ka çuar çështjen në Strasburg, një tjetër shpreson te SPAK?

21 Janari është një nga ngjarjet më të rënda të tranzicionit shqiptar. Unë nuk mund të parashikoj asgjë, por a meriton të hapet? Sigurisht që meriton të hapet, është një çështje që prek në shumë plane. Mendimi im është duhet të hapet.

/a.r

Next Post
Vlorë/Ish-shefi i SHIK për të zhdukurit: Thjesht, po shmangen

Video me kokainë, Klosi: Nëse kryebashkiaku pi drogë, është problem i atij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

April 8, 2026
Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

April 8, 2026
Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

April 8, 2026
Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

April 8, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

MAGAmorali

April 8, 2026
Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

April 8, 2026
Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

April 8, 2026
Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In