Kreu i FRD, Bamir Topi ka reaguar në lidhje me reformën në drejtësi dhe qëndrimin e Partisë Demokratike, duke u shprehur se partia që ai drejton mbështet përpjekjet amerikane për këtë reformë.
“Shqiptarët duan Europën, ndërsa drejtuesit e Partisë Demokratike kërkojnë izolimin”, ka thënë Topi.
Kryetari i Frymës së Re Demokratike shtoi se nëse ky parlament nuk miraton reformën, ka humbur funksionin.