Messi dhe Ronaldo kanë deri me tani nga pesë Topa të Artë, kështu kush do ta fitojë çmimin këtë vit dhe a do të thyhet dominimi i tyre.Topi i Artë 2018 do të shënojë saktësisht 10 vite qëkurse Cristiano Ronaldo e mori para 10 viteve këtë çmim për herë të parë, e që shënon një dekadë të tërë në të cilën ai dhe Lionel Messi ose e kanë fituar ose kanë qenë të dytët në listë.
Të dy superyjet kanë nga pesë Topa të Artë dhe pasi që të dy nuk kanë qenë në nivel të detyrës në Botëror për kombet e tyre, mund të themi se koha e tyre ka përfunduar dhe një epokë e re po vjen me lojtarë që mund të marrin çmimin më të madh individual në futboll.
Luka Modric e mori çmimin e FIFA’së për lojtarin më të mirë të vitit e që a ndryshuar paksa hapësirën në futboll, pasi që bëhet i parsi lojtar që nuk është Messi apo Ronaldo që nga koha kur Kaka e mori çmimin më 2007.
Me nominimet e lajmëruar sot, Gial ka bërë një analizë dhe ka shikuar bastoret se kush është favorit për ta fituar këtë çmim individual.
Favoritët për ta fituar çmimin Topi i Artë 2018
Në vigjilie të Botërorit 2018, në të cilin ne pamë një numër të favoritëve që u eliminuam dhe një numër të talentëve që morqën vëmendjen, duke lëshuar rrugën që një lojtar i ri ta merr atë duke thyer dyshen Ronaldo-Messi, sidomos pasi që asnjëri nuk arriti në fazat finale në Botërorin e Rusisë.Për Botërorin, ku ishte paraparë që të dy sulmuesit të shkelqejnë, të dy patën një paraqitje zhgënjyese dhe u eliminuan në 1/8 e finales.
Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric duket se është favoriti kryesor për ta fituar çmimin (me bastoret që e favorizojnë me kuotë 1.5 për ta fituar) dhe fitojë Topin e Artë të Botërorit – çmim që i jepet lojtarit më të mirë në këtë garë- pasi që ai e udhëhoqi skuadrën e tij drejt finales në Moskë.
Duke vepruar kështu, ai u konsiderua si njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë (nëse jo më i miri) pasi udhëhoqi Kroacinë për në finale të Botërorit dhe luajti një rol kryesor që Real Madrid ta fitojë për herë të tretë Ligën e Kampionëve, pa harruar këtu për të përmendur çmimin për lojtarin më të mirë të FIFA, e ku ai ishte para Messi dhe Ronaldo.
Ronaldo po ashtu është favorit më 2.25 ,kuotë për ta fituar çmimin pavarësisht se portugezi u eliminua herët në Botëror nga Uruguai, por kalimi i tij në Juventus ka dhënë indikacione se ai dëshiron që të jetë një “dele” para messi – me dëshirën për të fituar një tjetër titull europian pasi që e bëri këtë në Angli dhe Spanjë me Manchester United respektivisht me Real Madridin.
Fillimi për superyllin portugez nuk ka qenë edhe aq i mirë, megjithatë, ai ka shënuar golat e tij të parë për Juventusin, katër në Serie A, derisa në një paraqitje të tij në Ligën e Kampionëve, kundër Valencias, u ndëshkua me të kuq.
Messi humbi mundësinë që me në fund të fitonte një titull me Kombëtare me Argjentinën në atë që quhej mundësia e tij më e mirë për ta fituar Botërorin (me bastoret që ja japin atij kuotën 17.00 për ta fituar Topin e Artë), derisa Ronaldo po ashtu ka dështuar për të kapitalizuar suksesin që pati në Euro 2016 me Portugalinë. Të dy janë në listën për ta fituar Topin e Aretë por mundësitë e tyre kanë rënë dukshëm këtë vit.
Argjentinasi po ashtu nuk ishte në listën për tre lojtarët më të mirë të FIFA’së, edhe pse ishte në skuadrën më të mirë FIFA FIFPro Xi.
Të dy yjet mund të jenë në paqe me futbollin pasi që arritjet e Ronaldos dhe Messis të dy kanë nga pesë të tij-një numër përfekt në terësi-dhe ndoshta është koha që një lojtar i ri ta fitojë çmimin. Këtë verë, Botërori do të jetë kthesa dhe ajo pse i ka lënë jashtë garës Ronaldon dhe MessiParaqitjet e jashtëzakonshme në Rusia 2018, me Kylian Mbappen dhe Antoine Griezmann janë ndër ata favorit për ta fituar Topin e Artë.
Mbappe është një tjetër yll i cili është në garë për Topin e Artë pasi që ka luajtur një rol kryesor për suksesin e Francës në Botëror dhe ka pasur një sukses të shkëlqyeshëm me Paris SAint-Germain (më bastoret që ja japin kuotën 13.00) dhe ka qenë pjesë e skuadrës më të mirë në botë FIFA FIFPro Ëorld XI.
Talenti 19 vjeçar-i cili nuk ishte gjallë kur Les Blues fituan Botërorin e parë më 1998-ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë të ri në Rusi pasi shënoi nëntë gola (përfshijë një në finale). Goli i tij kundër Kroacisë e bëri atë tinejxherin e dytë në histori që shënon në një finale të Botërorit pas Peles më 1958.
Griezmann (më kuotë 13.00) është një tjetër favorit për ta fituar topin e Artë pa dyshim për paraqitjen e tij në Botëror dhe ishte “lojtari i ndeshjes” në finalen e madhe.
Sulmuesi i Atletico Madrid ishte i treti në garë për Topin e Artë më 2016 dhe mund të ishte më mirë nëse do të kishte shënuar më shumë këtë vit. Francezi shënoi katër gola dhe bëri dy asiste në Rusi dhe ishte njëri ndër më të mirët për Francën, vetëm pas dy viteve kur ai fitoi “Këpucën e Artë” në Euro 2016.
Jo favoritët për ta fituar Botërorin
Çuditërisht, ylli i Brazilit dhe Paris Saint-Germain, Neymar nuk është favorit për ta fituar Topin e Artë këtë vit, apo ai është njëri prej favoritëve më të mëdhenj për të mos e fituar pas Botërorit ku dështoi totalisht.
Rusia 2018 ishte një mundësi që Neymar ta bënte vetveten një favorit por edhe ai dështoi si Ronaldo dhe Messi. Por, ai vuajti bashkë me Brazilin për të treguar vlerat e tij në fushë-ai ishte njëri prej figurave më jo popullore në Botëror derisa bëri shumë simulime dhe shfaqje para gjyqtarëve-ka dëmtuar reputacionin e tij dhe mundësinë për ta fituar Topin e Artë pasi përfundoi i treti më 2015 dhe 2017.
Bastoret i kanë vënë Neymarit kuotën 26.00 për ta fituar Topin e Artë, aty ku është Harry Kane, por është më lartë se De Bruyne me kuotë 34.00 por Mohamed Salah ka shanse më të mira, më 21.00.
Sulmuesi i Tottenhamit dhe Anglisë futet si konkurrues për Topin e Artë pas Messis dhe Mbappes pasi ai fitoi Këpucën e Artë në Rusi pasi shënoi gjashtë gola në garë. Ai nuk duket se do ta fitojë këtë çmim, megjithatë, duke konsideruar se tri nga golat e tij në Botëror janë shënuar nga penalltia, dy nga një ndërprerje dhe vetëm një gol nga loja e hapur.
Shtoja faktin që ai ka dështuar për të fituar një trofe me Spurs duke përfunduar si i katërti në Premier Ligë dhe në Botë, mundësitë e tij konsiderohen relativisht të larta si një garues për Këpucën e Artë-pavarësisht se ka përfunduar i dyti në Premier Ligë si golashënues pas Salahut të Liverpoolit. Michael Oëen më 2001 ishte lojtari i fundit anglez që e fitoi këtë çmim.
Salah është një tjetër emër i cili nuk është favorit për ta fituar çmimin, edhe pse mundësitë e tij do të ishin më të larta nëse do ta fitonte Ligën e Kampionëve me Liverpoolin. 25 vjeçari theu brinjtë në finale kurse theu rekordin e Fernando Torres dhe Luis Suarez me Liverpoolin duke shënuar 32 gola në Premier ligë.Paaftësia e Egjiptit për të fituar një lojë në Rusi do të ndikon në shansat e tij, edhe pse ai ishte i lënduar në shumicën e garët dhe do të pendohet sepse nuk e pati atë ndikim që pritej.
Ai e ka fituar Këpucën e Artë të Premier Ligës dhe është i dyti në Europë më 32 gola (Messi ka shënuar 34 gola). Edhe pse ai fitoi Puskas në Ceremoninë e FIFA’së për golin e tij kundër Everton, ai çuditërisht mungonte në skuadrën më të mirë të FIFA’së ku para tij ishin Mbappe, Ronaldo dhe Messi.
Salah po ashtu arriti që ta linte jashtë yllin e Manchester City, De Bruyne për çmimin si lojtari më i mirë në Premier Ligë, pavarësisht se belgu kishte një sezon të shkëlqueshëm në Pep Guardiolën duke fituar titullin.
Belgu është njëri prej jo favoritëve për ta fituar Topin e Artë derisa ai ishte një faktor kryesor pse Belgjika përfundoi në Botëror e treta.
Kush janë fituesit e mëparshëm të Topit të Artë
Ronaldo dhe Messi e kanë dominuar në 10 vitet e fundit pasi që janë të dy fitues ose të dytit në radhë. Fituesi i fundit që e ka fituar Topin e Artë shkaku i një Botërori ishte Fabio Cannavaro më 2006 pas suksesit të tij me Italinë në Gjermani, derisa Kaka ishte lojtari i fundit që e fitoi këtë çmim para Ronaldo dhe Messi.
Neymar ka përfunduar i tret, për herë të fundit më 2017, derisa Antoine Griezman ishte i treti më 2015, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)