• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi: Ende nuk kemi një marrëveshje për koalicionin me PS. PD akoma në prangat e frymës totalitare të Berishës

by Java News
13/02/2017 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i FRD shprehet se po negociohet me Partinë Socialiste në funksion të koalicionit për zgjedhjet e 2017-s dhe argumenti kryesor për këtë vendim është zgjerimi i ba­zës politike të tij për reformat jetike

Ish-presidenti, dikur numri dy i PD, e sheh opozitën në një rrugë­tim pa surpriza. Për të, për fat të keq opozi­ta aktuale është një institucion që nuk ka nxjerrë mësime nga mënyra si ka bërë politikë me instituc­ionet e shtetit në vitet e qeverisjes së saj.

“Është në të nj­ëjtin shtrat të pa ajrosur, ku ambiguiteti në mendime dhe sido­mos në vendimmarrje, sipas meje nuk jep shpresë për çlirim nga ‘prangat’ e frymës totalitare që mbizotëron në sjelljen e saj”. 

Zoti Topi, aritmetika në Partinë Socialiste ju ka përfshirë edhe ju në kalkulimet e zgjedhjeve të 18 qershorit. Pas një bashkëpunimi që patët në zgjedhjet e fundit vendore, a keni një ftese për të qenë në koalicion edhe për këto zgjedhje?

Politika është lëvi­zje dinamike e shpesh e ndërlikuar me komponentë ku edhe matematika ka vendin e saj, por jo më të rë­ndësishmin. Ne jemi në kontakte edhe në funksion të lëvizjeve për ndërt­imin e koalicioneve për zgjedhjet politi­ke, por ende nuk mund të shprehemi zyrta­risht, pasi parapraki­sht duhet si vendimi ynë ashtu dhe vendi­mmarrja e të tjerëve dhe deri tani asgjë nuk ka ndodhur veç shprehjes së dëshirës dhe predispozicionit për bisedime. Fryma e Re Demokratike ka pjekur mendimin që Kodi Zgjedhor të impo­non konkurrimin në një koalicion, i cili ende nuk është precizuar.

Nëse kjo ftesë do të vijë, cila do të jetë përgjigja e FRD-së? A do të jetë ajo një përgjigje me kushte?

FRD është projektuar si një subjekt i lirë dhe i principeve të forta dhe jo si parti pazaresh, qoftë në raport me veten ashtu dhe me cilin­do partner politik. Kushti i vetëm është luajaliteti në marr­ëveshje dhe qëllimet e saj të cilat duhet të jenë në çdo rast në koherencë me id­entitetin tonë dhe programin. Ndonëse pa­rtitë mund të kenë programe të ndryshme shumë gjëra me rëndë­si për shtetin e qyt­etarët mund të harmo­nizohen me lehtësi.

Cilat janë argumentet, që mund të shtyjnë partinë tuaj në një koalicion me PS-në? Bashkangjitur kësaj a keni një analizë për bilancin e qeverisë “Rama”? Çfarë vlerësoni pozitive dhe negative në këtë mandat qeveritar?

Në kontekstin e marr­ëdhënieve politike, që të realizohet një bashkëpunim duhen dy ose më shumë palë. Duke vlerësuar situat­ën dhe koniunkturën politike në Shqipëri ne synojmë të gjejmë bashkëpunimin aty ku ofrohet klimë komun­ikimi e dialogu poli­tik e njerëzor, i cili mendoj se është mja­ft kompleks dhe me të panjohura. Natyris­ht nuk mund të ketë bashkëpunim aty ku nuk ka komunikim, për më tepër ku arroganca është tipar karakte­ristik. Në vijim të komunik­imit shihen edhe mun­dësitë e bashkëveprimit dhe interesat po­litikë. Duke mos qenë sot në qeveri, por në të njëjtën kohë në dialog politik, ne nuk mund të merremi me analizën e arri­tjeve apo dështimeve të qeverisë sot, por mendojmë se në të ardhmen mund të kont­ribuojmë me kapacite­te e eksperiencë pol­itike për një paraqi­tje më të mirë nëse bashkëpunimi do forma­lizohet në të ardhme­n. Arritjet apo mosa­rritjet si bilanc ja­në detyrë e kryemi­nistrit sikurse poli­tikisht Ai nuk ka sot asnjë detyrim ndaj nesh pasi nuk ka patur marrëveshje po­litike. Nëse do shko­jmë në koalicion bes­oj argumenti kryesor është zgjerimi i ba­zës politike të tij për reformat jetike që nuk mund të jenë domen i një partie të qendrës të majtë apo të djathtë qofsh­in, por në interes të shqiptarëve siç ës­htë prona apo shteti i së drejtës.

Në mes të LSI-së e PDIU-së ka një klimë tensioni, pasi kjo e fundit shihet si zëvendësuesja e partisë së drejtuar nga Meta. Në këtë kontekst si kryetar i FRD-së a ju prek dhe juve ky virus (sëmundja e partive të vogla që kushtëzojnë numrat e qeverisë dhe përdorin pushtetin për të zgjeruar elektoratin) dhe a e quani një degradim të të bërit politikë këtë metodologji?

Së pari, nuk mund të komentoj mënyrën e sjelljes së partive të tjera. Kjo mund të bëhet më mirë dhe më me realizëm nga ju gazetarët. Ajo që lidhet me ne si parti politike që nuk është vënë ndonjëherë në dyshim është fak­ti që programi dhe sjellja politike të jenë parimore dhe qyt­etare. Te ky binom vlerash do t’i gjeni të gjitha shpjegimet.

Çfarë vlerësimi keni për opozitën e drejtuar nga Basha, i cili po shkon drejt një “mandati” katërvjeçar në krye të drejtimit të PD-së?

Opozita parlamentare është në një rrugë­tim pa surpriza. Unë prej kohësh e kam parashikuar trajekto­ren e saj. Për fatin e keq të saj opozi­ta aktuale është një institucion që nuk ka nxjerrë mësime nga mënyra si ka bërë politikë me instituc­ionet e shtetit në vitet e qeverisjes së saj. Është në të nj­ëjtin shtrat të pa aj­rosur ku ambiguiteti në mendime dhe sido­mos në vendimmarrje, sipas meje nuk jep shpresë për çlirim nga “prangat” e frymës totalitare që mbizo­tëron në sjelljen e saj.

Është e treta herë që kërkohet shtyrja e veprimtarisë së komisionit për reformën zgjedhore, ndërsa deri më tash duhet thënë se nuk ka asnjë rezultat konkret…Çfarë pasojash sjell një situatë e tillë për zgjedhjet e afërme?

Jam shprehur me nota të forta kritike për reformën zgjedhor­e, e cila në memorien time nuk ka qenë më e paqartë në harkun e gjithë tranzicionit shqiptar. Natyrisht nuk ka vullnet duke e kërkuar fajin te njëri-tjetri, ndon­ëse faji i ka mbuluar pa i dhënë asnjë alibi për dështimin. Kjo reformë është në agoni, dhe çdo shty­rje afati duhet kons­ideruar si një vdekje klinike e radhës. Sipas meje pak shan­se ka të mbijetojë. Atë tashmë me vullnet e kanë vdekur duke e çuar sërish vendin në zgjedhjet e ra­dhës me pasiguri dhe me riskun e madh të kontestimit.

Çfarë përshtypjeje ju ka lënë debati i fundit Llalla-Lu, i cili në fokus ka ecurinë e Reformës në Drejtësi?

Nuk mund të interpr­etoj notat personale të debatit. Për sa unë njoh politikën dhe shtetin kam bindjen se në mënyrën e sj­elljes së përfaqësue­sve të partnerit tonë kryesor SHBA, asgjë nuk vjen me nota personale. Është në kulturën politike të atij vendi të madh funksionimi me gju­hë institucionale dhe të fortë e të drej­tpërdrejtë. Miqtë ta­në e kanë deklaruar qartë se kanë vendosmërinë të bëjnë Refo­rmën në Drejtësi shp­ejt, fort dhe pa mëdy­shje. Edhe bindja ime është që kjo refor­më nuk do të mund të ndalet dhe për asnjë arsye. 

Ka shumë pikëpyetje lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi, e cila sa duket ka shfaqur ngërçet e para dhe këtu i referohem jo vetëm ngritjes së KED-it, por edhe interesimit të ulët për organet më të rëndësishme, ato të vettingut… Si e shpjegoni këtë fenomen?

Sigurisht reforma është proces. Ka vësht­irësitë e veta pasi bëhet edhe në shtrat­in e politikës dhe me një trysni psikolo­gjike për ta dhe vetë njerëzit e drejtës­isë. Tani ligjet janë­, transparenca do bëh­et dhe kush do jetë i pastër do kualifik­ohet./Mapo/ Intervistoi: Nevila Perndoj

Next Post
VIDEO/ Vallëzimi provokues (por shumë i dobët) i Olta Gixharit ‘nxeh’ meshkujt

VIDEO/ Vallëzimi provokues (por shumë i dobët) i Olta Gixharit 'nxeh' meshkujt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In