Kishte shumë nga radhët e Partisë Demokratike, që prisnin të shihnin Jozefina Topallin krah Sali Berishës, sidomos në ndalesën e Shkodrës gjatë turit të “Foltoreve” të tij, që pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD.
“Qëndrimet e mia ishin aty”, tha Topalli në një intervistë për emisionin Debat në A2 CNN.
“Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt. Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm./m.j