Fajit për degradimin e politikës shqiptare nuk mund t’i shpëtojë as ish-kryeministri Sali Berisha, për kryetaren e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli.
Ajo, gjatë një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, theksoi se partia e saj është kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.
“Ata kanë patur çdo gjë në 2-3 dekada. Të tre janë përgjegjësit kryesorë të situatës në të cilën ndodhet Shqipëria. Degradimi i politikës shqiptare ka patur një zhvillim sidomos në dekadën e fundit.
Edhe Berisha nuk shpëton nga përgjegjësia. Ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është shumë e rëndë. Të gjithë bashkë janë, edhe Kryemadhi”, deklaroi Topalli