• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Top lista e deputetëve të cilët kanë përfunduar pas hekurave apo u është hequr imuniteti

by
07/09/2015 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia 25 vjeçare e pluralizmit shqiptar është mjaft e pasur sa i përket akuzave që kanë rënduar mbi deputetët për vepra të ndryshme penale. Mes tyre ka pasur edhe deputetë që kanë përfunduar në burg, si ish- kryeministri Fatos Nano apo ish deputeti i PD-së Arben Lika. Nuk kanë qenë të pakët edhe deputetët, të cilëve u është hequr imuniteti për akuza të ndryshme të cilat kryesisht janë lidhur me dhunën ndaj institucioneve shtetërore, si dhe për korrupsion. Në top- listën e deputetëve që u është hequr imuniteti janë emrat e Ilir Metës, Sali Berishës, Pjetër Arbnorit, Lulëzim Bashës, Andi Harasanit, Dritan Priftit etj. JAVANEWS sjell në vëmendje, hap pas hapi, nga viti 92 deri në 2015 deputetët të cilët janë dënuar me burg ose u është hequr imuniteti për vepra të ndryshme penale.

Deputetë të cilët janë dënuar:

Ish kryeministri Fatos Nano.

Ju hoq mandati në vitin 1992. U akuzua për abuzim dhe korrupsion. U dënua 12 vjet. Fitoi pafajësinë kur ishte kryeministër.

Ish-deputeti i PD-së Arben Lika

Iu hoq mandati në vitin 1994 për kontrabandë. U dënua me burg. Në 1997 fitoi pafajësinë.

Ish-deputeti PS-së Gafurr Mazreku.

Iu hoq mandati në vitin 1997, pasi plagosi me armë ish deputetin Azem Hajdari. U dënua me 7 vjet burg. Bëri vetëm 5 pasi u lirua me një amnisti të dhënë nga Fatos Nano.

Deputetët që u janë hequr imunitetet

Ilir Meta.

Metës i është hequr 2 herë imuniteti. Një herë në vitin 1992 për organizim protestash dhe herën tjetër në vitin 2011 me akuzën për korrupsion. Për të dyja çështjet akuzat janë rrëzuar.

Sali Berisha

Ish kryeministrit Berisha i është hequr imuniteti për ngjarjet e 14 shtatorit 1998, për dhunë ndaj institucioneve. Akuza më pas u pushua nga prokuroria.

Pjetër Abnori

Akuzohej për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.

Leonard Demi

Akuzohej për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.

Vili Minarroli

Akuzohej për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.

Shaban Memia

Akuzohej për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.

Jemin Gjana

Akuzohej për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.

Lulzim Basha

Në vitin 2007 u akuzua për abuzim me detyrën dhe korrupsion. Çështja u pezullua për kalim afati.

Fatmir Mediu

Në vitin 2008. Akuzohej për abuzim me detyrën dhe korrupsion. Çështja u pezullua për kalim afati.

Hajrulla Paturri

Në vitin 2008 u akuzua për akte dhune në një ndeshje futbolli. Akuza u pushua nga vetë prokuroria.

Andis Harasani

Në vitin 2008 u akuza për dhunë ndaj gardës. Ju hoq mandati, por prokuroria pushoi akuzën

Nikollaq Neranxi

U akuzua për korrupsion, evasion fiskal. Çështja u pezullua për tejkalim afati

Dritan Prifti

Në vitin 2011 u akuzua për abuzim me detyrën. Akuza u pushua nga vete prokuroria.

Tom Doshi

Në vitin u akuzua për ngjarjet e “21 Janarit”. Çështja u pezullua për tejkalim afati.

Taulant Balla

Në vitin 2012 u akuzua për ngjarjet e “21 Janarit”. Çështja u pezullua për tejkalim afati.

Mark Frroku

Hequr imuniteti dhe është nën akuzë për vepra të ndryshme penale.

Next Post

Të pasmet e kujt janë këto?! (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In