Tom Doshi ka marrë pjesë në mënyrë surprizë, në një takim elektoral në përkrahje të kandidatit socialist për Vaun e Dejës, Gjok Lleshi. Doshi është shfaqur në takim, duke u shprehur për të pranishmit se askush nuk e largon dot nga politika aktive. Ai nuk ka harruartë thumbojë LSI, duke bërë thirrje të mos votohet për këtë forcë politike. “Unë mbështes Gjokë Lleshin për bashkinë e Vaut të Dejës por dua t’ju bëj apel shkodranëve të mos shiten tek Lëvizja Socialistë për Integrim por të votojnë sipas bindjeve të tyre”, është shprehur Doshi.










