Një tërmet me magnitudë 5,5 rihter ka goditur Indonezinë, duke u marrë jetën të paktën 4 personave. Një restorant pluskues u shkatërrua në Papua. Viktimat janë 4 gra të cilat u zunë nga rrënojat.
Tërmeti shkaktoi dëme të shumta pranë epiqendrës, ku një prej tyre ishte edhe një qendër tregtare.
Tërmeti në Indonezi vjen vetëm 3 ditë pas tërmeteve të fuqishëm që goditën Turqinë dhe Sirinë. Megjithatë, tërmeti në Indonezi nuk ka asnjë lidhje me atë në Turqi. Indonezia gjendet në “Unazën e Zjarrit” në Paqësor, zona me aktivitetin më të lartë sizmik në botë.
/a.r