Me Inter dhe Juventusin që raportohet janë duke përgatitur mega-oferta, sulmuesi i Manchester United Romelu Lukaku ka postuar një foto me një mesazh misterioz.
Sulmuesi ka një çmim 80 milionë euro dhe për të janë në luftë dy gjigantët e Serie A.
Inter ka muaj që ndjek belgun dhe është gati të bëjë një ofertë 70 milionë euro plus 5 milionë bonuse.
Juventus është kundërpërgjigjur me shkëmbimin me Dybalanë, megjithëse mbetet për t’u parë nëse argjentinasi do të ishte gati për këtë lëvizje.
Vetë Lukaku ka postuar një foto së bashku me agjentin Federico Pastorello pasditen e së shtunës, me mbishkrimin: “To be continued.” (Do të ketë vazhdim).
g.kosovari











