Të gjithë tmerrohemi nga faturat e larta. Por italiani Daniele Cametti Aspri mbeti i shokuar kur hapi zarfin e kompanisë energjetike.
Ai duhet të paguajë 65.500 euro. Firma thotë se bëhet fjalë për dhjetë vite konsum të energjisë. Fotografi italian thotë se i ka paguar rregullisht faturat. Kompania Acea thotë se ajo është e rregullt dhe se Aspri mund të ngrejë padi ndaj kësaj fature.
Fotografi italian ka punësuar një avokat për këtë qëllim, por thotë se e ka edhe një plan B.
Në Facebook ai u ka kërkuar njerëzve që të mbledhin fonde për të paguar këtë super-faturë.
Mapo/d.i.