Banorët në Ammoudara të Kretës janë tronditur sot, kur panë një burrë që sulmonte një tjetër me sëpatë.
Mediat e huaja raportojnë se rreth orës 11.30 të mëngjesit të sotëm, një 61-vjeçar shqiptar sulmoi me sëpatë një 29-vjeçar grek.
Ngjarja ndodhi përpara një supermarketi në prani të kalimtarëve dhe banorëve të zonës. 29-vjeçari është transportua me ambulancë në spital, i lënduar në kokë. Ndërsa shqiptari sipas informacioneve, ishte plagosur në dorë u dërgua gjithashtu në spital. Por me një ambulancë tjetër.
Hetimi po kryhet nga Departamenti i Policisë Malevizi, të cilët ende nuk kanë bërë të ditur arsyet e sulmit./m.j











