Një grua ka përjetuar momente tmerri në mes të rrugës në qytetin e Nju Jorkut, teksa u sulmua me thikë nga një person, ditën e sotme.
Ngjarja merr përmasa edhe më të rënda pasi ajo ishte edhe me një fëmijë të vogël në karrocë.
Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë.
Në video shihet një i ri me emrin Gonzalez që po shëtiste në një distancë të shkurtër pas gruas, ndërsa ajo shtyn karrocën përgjatë trotuarit përgjatë një radhe makinash të parkuara.
Policia thotë se gruaja mori plagë të shumta dhe ndodhet në spital, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori nuk është kapur ende.
/a.r