Të paktën 11 persona humbën jetën pas zjarrit që shpërtheu dje në një hotel në qytetin gjeorgjian të Batumit.
”Mes viktimave janë 10 qytetarë gjeorgjianë dhe një iranian”, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë.
Ajo shtoi se 21 persona janë plagosur dhe se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Në Batum ndodhet edhe kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, i cili e konsideroi ”një tragjedi” ngjarjen e sipërcituar. /b.d










