• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tkurrja e popullsisë/ Tirana regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga viti 2011

by Java News
30/11/2022 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në 9 mujorin 2022 në qarkun e Tiranës lindën 6,306 bebe me rënie 9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitit 2021. Ky numër lindjesh në Tiranë është me i ulëti së paku që nga viti 2011 që kur nisën të raportohen të dhënat e lindjeve sipas qarqeve (shiko grafikun në fund). Në rang kombëtar numri i lindjeve është futur në trend rënës që në vitet e para të tranzicionit nga mbi 82 mijë në vitin 1990 në rreth 27 mijë në vitin 2021. Por ndryshe nga qarqet e tjera, kryeqyteti ka njohur rritje të numrit të lindjeve për shkak të migrimit të brendshëm të popullsisë nga qarqet drejt qendrës dhe krijimi i familjeve të reja prej studentëve në Tiranë duke mos u kthyer në rrethe.

Rënia e numrit të lindjeve në Qarkun e Tiranës vjen në tendencë të kundërt me shifrat e popullsisë që të paktën për kryeqytetin po vijnë në rritje vit pas viti edhe pse me ritme më të ulëta. Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Qarkut të Tiranës arriti në 1 janar 2022 në 919, 511 persona, 7032 më shumë se në janar 2021 me zgjerim 0.8%. Popullsia e Tiranës është rritur përkatësisht e 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018 kjo rritje ishte më e dukshme.

Në vitin 2017 Tirana u rrit u shtua me 19.4 mijë banorë të rinj dhe në vitin 2019 kjo shtesë i kaloi të 21 mijë persona. Por në tre vitet 2018 dhe 2020 dhe 2021 shtesa e popullsisë shënoi një ngadalësim të ndjeshëm.

Sipas Anketës se Emigracionit Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7%, ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019. Nga këto 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera. Gjatë periudhës, 10.3% e familjeve të qarkut të Tiranës kanë emigruar. Gjithashtu popullsia e Tiranës është në presionin e rënies së lindjeve.

Edhe pse popullsia e Kryeqytetit ka frenuar ritmet e rritjes, oferta për banesa është rritur nga flukset e mëdha të ndërtimit në vitet e fundit. Kjo ecuri teorikisht duhet të ushtronte presion në uljen e çmimeve të banesave, por në realitet po ndodh krejt e kundërta. Sipas indeksit të Bankës së Shqipërisë çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me 40 për qind vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2022.

Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave në Tiranë e ka bërë kryeqytetin jo atraktiv për çiftet e reja.

Pak kohë më parë agjencitë e pasurive të patundshme pohuan se çiftet e reja nuk po investojnë në Tiranë për të krijuar familje. Ata preferojnë të rrinë më qira, deri sa të përgatisin infrastrukturën për të emigruar.

Investimet në ndërtimin e banesave në Tiranë, por rriten me shpejtësi, për të gjitha llojet, rezidenca, hotele dhe qendra tregtare, por ndërkohë çmimet kanë arritur mbi 1000 euro për metër katror edhe ne periferi./Monitor

Next Post
‘Moskovitët’ e Tiranës janë mërzitur për negociatat me BE, prisni dhe shikoni

Protesta e Berishës më 6 dhjetor/ Ngjela: Do ta kishte zili Esat Pashë Toptani që ka varrin në Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian

Ballkani Perëndimor në kryqëzim

March 16, 2026
Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

March 16, 2026
Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

March 16, 2026
Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

March 16, 2026
Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

March 16, 2026
Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

March 16, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

March 16, 2026
Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In