• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun/ U lirua nga amnistia, Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj

by B K
23/12/2024 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite dhe 8 muaj burgim e dhënë nga GJKKO, për Fran Frrokajn, ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës, nën siglën e PD. Frrokaj ka përfituar nga amnistia muaj më parë (24 Prill 2024), duke u liruar. Ai ishte dorëzuar në muajin Tetor të vitit 2022 pas një tjetër çështje penale ku ishte dënuar.

Vendimin e mori sot (23 Dhjetor) Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi si kryesuese, Dhimitër Lara dhe Florjan Kalaja anëtarë.

Çështja ishte regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme dhe mbi ankimet e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj dhe të tjerëve, ndaj vendimit të 1 marsit 2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Prokuroria kërkonte dënimin e tij me 4 vite burgim, që u pranua sot.

Shkalla e parë e kishte dënuar me 2 vite burgim, të konvertuara në 1 vit dhe 4 muaj burg. Aktualisht do llogaritet nëse amnistia qëndron në fuqi edhe pas këtij vendimi të ndryshuar.

Apeli vendosi në përfundim deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës” dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimin përfundimisht të rij më 2 vjet e 8 muaj burgim mbi bazën e gjykimit të shkurtuar. Frrokaj ishte liruar më herët pas amnistisë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Cara, për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, dhe dënimin me 2 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar bëhet në 1 vit e 4 muaj burgim. Gjithashtu heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet. Cara kishte marrë pafajësi në shkallën e parë.

Shpallja fajtor edhe e të pandehurës Juzhina Mema, për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, duke e dënuar me 2 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar kthehet në 1 vit dhe 4 muaj burgim, që më tej konvertohet në shërbim prove për 5 vjet me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Po kështu humbet të drejtën e ushtrimit të funksioneve për 5 vite. Edhe Mema kishte marrë pafajësi në shkallën e parë.

Next Post
Liberalizimi i tregut të energjisë, plani përfundon plotësisht në vitin 2025

Liberalizimi i tregut të energjisë, plani përfundon plotësisht në vitin 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In