Në Kosovë është regjistruar viktima e 37 nga koronavirusi.
Në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive ka ndërruar jetë pacienti 70-vjeçar nga komuna e Vushtrrisë. Ai ishte hospitalizuar më 13 qershor dhe përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Sipas raportit të sotëm, në spitalin Infektiv në Kosovë, janë të hospitalizuar 93 raste të sëmurë me Covid-19, ndryshe nga dita e diel ku ishin 83 të shtruar.
/e.rr











