• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tjetër treg fruta-perimesh në Tiranë, Veliaj: Do krijojmë një rrjet modern

by Java News
27/10/2017 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda vitit të ardhshëm Tirana do të ketë një rrjet modern tregjesh publik të fruta-perimeve, për t’i dhënë fund fenomenit të shitjes produkteve ushqimore në rrugë. Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e ndërtimit të tregjeve të reja në të gjitha njësitë e Tiranës. Pak ditë pasi nisi rindërtimin e tregut te lulishte “1 Maji” në Njësinë 5, bashkia po rindërton edhe tregun në Rr. “Mine Peza” në Njësinë 9, i cili do të ofrojë standarde dhe siguri më të madhe ushqimore për konsumatorët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi faktin se brenda pak ditësh nisi puna për rindërtimin e një tjetër tregu modern, që do ofrojë më shumë mundësi shitje për tregtarët, por edhe siguri për qytetarët. “Më vjen shumë mirë që nismën tonë për tregje të reja dhe shërbimit me higjienë të fruta perimeve dhe gjithë produkteve ushqimore në Tiranë po e çojmë në një nivel tjetër. Nuk mjafton vetëm të kemi Pazarin e Ri, duhet të kemi gjithë rrjetin e tregjeve ku shitet nëpër lagjet tona”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës synon që deri në fund të vitit tjetër, përmes krijimit të këtij rrjeti tregjesh, t’i japë mundësi çdo tregtari që të ketë një vend të garantuar për shitjen e produkteve në hapësira të posaçme. “Ky është tregu ynë i tretë. Në shumë pak kohë mbaruam tregun në Njësinë 2, pas Pazarit të Ri, filluam tregun në njësinë 5, do të vijojmë me tregun në Njësinë 8. Deri në fund të vitit tjetër, do kemi përfunduar të 24 njësitë me tregje moderne, për t’u ndarë njëherë e mirë nga eksperienca 100 vjeçare e shitjes në rrugët e Tiranës. Kjo është një betejë që ende s’e kemi fituar, por jam i vendosur që ta fitojmë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se për të luftuar këtë fenomen, përveç ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme të tregtimit, është i nevojshëm edhe bashkëpunimi i vetë qytetarëve që të mos stimulojnë tregtinë në rrugë. “Kjo zgjidhet me dy hapa: së pari, bashkia duhet të bëjë detyrën e vet, të modernizojë tregjet, të jenë me higjienë, të mbuluara si në shi edhe në diell, të ndriçohen etj. Së dyti, qytetarët duhet të bashkëpunojnë duke refuzuar të blejnë në tokë, në trotuar, buzë kanaleve. Është mëkat që sot kemi tregje dhe ndërkohë vazhdojmë betejën me këtë fenomen”, tha Veliaj.

Ai shtoi se është e rëndësishme që gjithkush të kuptojë dhe të respektojë rregullat e jetesës në komunitet, duke mos zënë hapësirat e përbashkëta, apo trotuaret për të tregtuar produkte, në radhë të parë jashtë çdo lloj kushti higjenik. “Besoj se në një qytet me kaq shumë ngarkesë do të duhet të bashkëjetojmë dhe kjo kërkon që të respektojmë hapësirën ku jetohet, ku studiohet dhe ku shitet. Po t’i mbajmë këto të ndara, sigurisht ruajmë edhe higjienën”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se përveç rrezikut që vjen për konsumatorët nga shitja jashtë kushteve higjienike, sjell dhe kosto shtesë për qytetin, duke filluar që nga pastërtia. “Kur shitet kudo në rrugë, qyteti pëson një ndotje të jashtëzakonshme, kudo hidhen arka, mbulohet çdo lapidar, çdo rampë për personat me aftësi të kufizuar. Kjo nuk mund të vazhdojë, ndaj edhe për të liruar qytetin, edhe për ta pasur më kollaj pastrimin, duke qenë zona të qendërzuara, do fokusohemi tek tregu”, tha krybashkiaku Veliaj.

Punimet për rehabilitimin e Tregut “Mine Peza” përfshijnë ndërhyrjen totale në këtë treg, i cili zë një sipërfaqe 400 m2 dhe ku ka mundësi tregtimi në 51 tavolina. Tregu do të mbulohet totalisht, ndërsa do të pajiset me ndriçim përkatës për çdo tezgë. Gjithashtu, do të krijohen edhe kushtet higjeno-sanitare që do t’u shërbejnë tregtarëve përgjatë përditshmërisë së tyre.

a.ç

Next Post
Përmbyset autoboti në Gramsh, shpëton mrekullisht shoferi turk

Përmbyset autoboti në Gramsh, shpëton mrekullisht shoferi turk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In