Nuk kanë të sosur tragjeditë e klandestinëve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Një anije është mbytur gjatë ditës së sotme dhe raportohet për disa dhjetëra të vdekur.
Mjeti lundrues është fundosur pranë brigjeve spanjolle mes Saharasë Perëndimore dhe ishujve Kanarie.
Të paktën 24 persona rezultojnë të humbur ndërkohë 22 emigrantë janë shpëtuar nga ndërhyrja e rojës bregdetare spanjolle.
Sipas dëshmive të dhëna nga persona e shpëtuar, të gjithë personat e humbur kishin vdekur para se anija të fundosej, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritete spanjolle.









