• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tjetër rritje pensionesh brenda 2017-ës, brenda Korrikut miratohet paga e re minimale

by A R
17/03/2017 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria do të rrisë edhe një herë pensionet brenda vitit 2017. Nga ana tjetër, brenda korrikut do të miratohet paga e re minimale, si dhe rillogaritja e pagesës së sigurimeve për çdo të punësuar me këtë pagë.

Gazeta Panorama zbardh sot vendimin “Për miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave”. Në këtë vendim janë parashikuar të gjitha aktet që do propozojnë ministritë për vitin 2017. Në seksionin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë parashikohen tri vendime që prekin skemën e pensioneve.

INDEKSIMI

Vendimi për indeksimin e pensionove është parashikuar të miratohet nga qeveria në korrik. Në dokument theksohet: “Projekti propozohet në zbatim të ligjit nr. 7703, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Qëllimi i projektligjit sipas qeverisë është “indeksimi i masës së pensionit në qytet dhe në fshat”.

Me anë të këtij vendimi qeveria synon, “Pensione të indeksuara në varësi të ndryshimit të indeksit të çmimeve në harkun vjetor”. Pra, bëhet fjalë për indeksimin e pensioneve për vitin 2017. Në fakt, duket se ka një përplasje me indeksimin e miratuar në mars të këtij viti. Por duhet theksuar se indeksimi i marsit, pra rritja me 3 për qind e pensioneve, u bë për çmimet e vitit të kaluar. Çdo vit të mëparshëm, qeveria i ka indeksuar pensionet në korrik.

Nga ana tjetër, skema e re, pra shporta e mallrave që konsumojnë pensionistët, ka ndryshuar, dhe për herë të parë, ndryshe nga inflacioni që ka dalë nën 2 për qind, pensionet u rritën me 3 për qind. Pra, shporta e pensionistit pati një rritje të çmimeve vjetore më të madhe sesa indeksi i inflacionit. Qartësisht qeveria me rritjen 3 për qind në mars, vetëm kompensoi shtesën e mangët prej 1.6 për qind të korrikut 2016. Ligjërisht, në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare thuhet që do të ketë një indeksim të pensioneve në korrik të vitit 2017.

PAGAT PËR PENSION

Një tjetër vendim që prek ata që janë në punë, por që mbushin moshën për të dalë në pension, është ai “Për koeficientët e indeksimit të pagave për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensionit”. Me pak fjalë, është indeksimi i pagës për pension. Me skemën e re, pensioni del si rezultat i kontributeve që mbahen nga paga çdo vit.

Por duke qenë se pagat në vitet e kaluara kanë qenë shumë të ulëta, apo edhe pse për të njëjtën punë, sot paga është më e lartë sesa para 5, 10 apo 20 vitesh. Atëherë qeveria ka vendosur t’i indeksojë këto paga, duke përcaktuar një koeficient për çdo vit. Paga e çdo viti shumëzohet me koeficientin e çdo viti, për të dhënë një pagë të indeksuar, mbi të cilën llogariten kontributet dhe në finale pensioni. Pra, indeksimi i pagës ka të bëjë me shumën finale të pensionit. Qeveria ka vendosur të miratoje në korrik këtë koeficient që u shërben të gjithë të punësuarve që do të dalin në pension.

PAGA MINIMALE DHE KONTRIBUTET PËR PENSION

Edhe pse po flitet dhe ka pasur disa takime zyrtare, qeveria ka parashikuar ta miratojë në korrik pagën e re minimale në shkallë vendi. Aktualisht është 22 mijë lekë në muaj dhe ka propozime për rritje nga 23 mijë ose 24 mijë lekë në muaj. Ndryshimi në rritje i pagës minimale do të sjellë edhe rishikimin e vendimit për kontributet e sigurimeve shoqërore.

“Arsyeja e nxjerrjes së këtij vendimi vjen si rezultat i rritjes së pagave për të cilën del e nevojshme që të rriten edhe kontributet e sigurimeve shoqërore”, thuhet ne vendimin e qeverisë. Edhe ky ndryshim është parashikuar në korrik të këtij viti./a.m.

Next Post
FOTO/Anëtari i bandës së Niklës arrestohet në Itali, pjesë e grupit të tritolit

FOTO/Anëtari i bandës së Niklës arrestohet në Itali, pjesë e grupit të tritolit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

February 25, 2026
Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In