Maqedonia e Veriut ka shënuar numrin rekord ditor sa i përket viktimave nga COVID-19. 10 pacientë humbën jetë vetëm në 24 orët e fundit, teksa 4 ishin vetëm tek Spitali i Përgjithshëm Qendror ‘’8 shtatori’’.
Viktimat ishin të moshën 48 deri në 85 vjeç. Ndërkohë rastet ishin 96 si rrallë herë nga ditët e tjera të cilat shënojnë mbi 100 raste në ditë.
Maqedonia e Veriut është një nga vendet e Ballkanit dhe të Europës që ka një përkeqësim të situatës me COVID-19 teksa prej qershorit po vuan një rritje rastesh dhe viktimash. Ndërkohë vendi vijon të drejtohet nga qeveria teknike në detyrë, pasi ende nuk po krijohet qeveria e re pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.
/e.rr