• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tjetër ‘përplasje’ në PD! Pas dorëheqjes Këlliçi sfidon Bashën, hap garën për kreun e ri të FRPD-së

by
12/11/2021 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një përplasje organizative po ndodh sërish në strukturat e Partinë Demokratike, këtë herë me organizimin e zgjedhjeve për Forumin Rinor.

Vetëm pak ditë pasi kryetari Lulzim Basha njoftoi hapjen e garës për zgjedhjet në FRPD, edhe ish-kreu i të rinjve në PD-së, Belind Këlliçi njofton se po përgatit zgjedhjet e kryetarit të ri në këtë forum. Pas dorëheqjes nga FRPD, megjithëse mandati kishte dy vite që i kishte përfunduar, Belind Këlliçi ka publikuar një vendim të kryesisë së të rinjëve për organizimin e zgjedhjeve në organet drejtuese te FRPD-së.

FRPD ka hapur procesin e anëtarësimeve të reja për periudhën 15 nëntor deri në 20 shkurt të 2022. Kryesia po ashtu ka vendosur që të përpilohet një listë fjale e anëtarësisë së FRPD me të drejtë vote, jo më parë se 30 ditë nga mbyllja e procesit të anëtarësimeve. Një tjetër vendim i kryesisë më pas është hartimin e kalendarit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të FRPD-së, në nivel dege dhe qendror, jo më vonë se data 30 mars.

Lulzim Basha njoftoi më 5 nëntor hapjen e garës për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, ku theksohet kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin. Sipas tij, mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën, për pasojë FRPD-ja duhet të shkojë në zgjedhje. Në krye të grupit të punës është vendosur një nga të “besuarat” e Lulzim Bashës, Oriela Nebiaj, e cila u kandidua nga Basha edhe si deputete në qarkun e Tiranës.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë. Këlliçi tha se kjo është një tentativë e tij për të uzurpuar FRPD-në, por kishin rënë dakord që zgjedhjet për pasuesin e tij, t’i bënin në një moment të dytë, kur situata brenda PD-së, të ishte më e qetë, referuar përplasjeve Basha-Berisha.

/b.h

Next Post
Angli-Shqipëri, publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve. Strakosha në portë, Broja në stol

Angli-Shqipëri, publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve. Strakosha në portë, Broja në stol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In