• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tjetër paralajmërim nga Artan Lame: Pas bregdetit, fadromat drejt maleve dhe liqeneve

by A R
03/07/2021 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje, që ka nisur fillimisht me zonat bregdetare, do të shtrihet në mbarë vendin. Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka paralajmëruar nga Pogradeci se nuk do të tolerohet asnjë ndërtim i paligjshëm nga veriu në jug. Sipas tij, jo vetëm vija bregdetare është vënë nën zaptimin e ndërtimeve pa leje, por edhe zona të tjera turistike liqenore, zona pyjore e parqe kombëtare.

 “Hartën e ndërtimeve pa leje që do prishen ndërtime përfshin të gjithë territorin nga Vermoshi deri në  Konispol. Fakti që ka vijuar nga grykëderdhja e Bunës e deri në Ksamil, tregon se si procesi do të vazhdojë. Është vepruar me zonën bregdetare si fillim, pasi presioni i ndërtimit ka qenë më i madh, por për fat të keq ndërtime të tilla ka edhe në zona turistike liqenore, në Theth, zona pyjore, parqe, parkun e Divjakës kështu që kjo punë midis shumë institucioneve policisë, INUK, kadastrës do vijojë edhe në këto zona. As nuk dua të tremb njeri më shumë se ç’duhet, as nuk dua që njërit që e dinë deri ku e kanë bërë dëmin të flenë të qetë, por dua të them është se ata duhet të ndalen, stop mos vazhdoni.”

Nga Pogradeci, ku ishte i pranishëm në legalizimin e një pallati, Lame tha se edhe këtu nisi legalizimi i pallateve të braktisura pronarët e të cilëve kanë falimentuar dhe në mungesë të legalizimit nuk mund të shesin dot as apartamentet që kërkohen nga qytetarët.

 “Tashmë jemi në Pogradec ku kemi nisur legalizimin e pallateve të braktisura dhe më duhet të them që këtu ka shumë pallate të tilla. Pallate që kanë shkelur lejen, kanë tejkaluar lejen e ndërtimit, janë fare pa leje, nuk gjejmë ndërtuesit apo ka falimentuar ndërtuesi dhe i ka braktisur. E filluam në Pogradec me një rast të lehtë pasi kishim ndërtuesin, por  ka shumë raste të vështira të tjera. Duke qenë se është qytet turistik dhe ka pallate të tilla që i shërbejnë fluksit të turizmit dhe për pasojë duke mos pasur legalizim dhe certifikatë pronësie nuk i shesin dot tek kërkuesit nga qytetet e tjera.”

Prej disa javësh, në të gjithë vendin, vijon operacioni për lirimin e hapësirave të zaptuara në vijën bregdetare nga çadrat e shezlongët pa zotëruar leje, e për këtë janë proceduar penalisht edhe administratorët e hoteleve përgjegjës.

/a.r

Next Post
Nuk e uroi Ramën, Gjinushi: E vërtetë, por ia pranova rezultatin. E njohëm si Kryeministër…

Nuk e uroi Ramën, Gjinushi: E vërtetë, por ia pranova rezultatin. E njohëm si Kryeministër…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë, Kukësi zbardhet nga dëbora. Apeli për drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

Temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë, Kukësi zbardhet nga dëbora. Apeli për drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

December 31, 2025
Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, dyshohet se…

Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, dyshohet se…

December 31, 2025
Akuzohet për 71 vjedhje dhe ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë

Akuzohet për 71 vjedhje dhe ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë

December 31, 2025
Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

December 31, 2025
Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

December 31, 2025
“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com