• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tjetër ndërhyje tek Unaza dhe autostrada Tiranë-Elbasan, plani i ri për rrethrrotullimin

by Java News
16/08/2018 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të bëjë një studim për të zëvendësuar rreth rrotullimin e TEG me një mbikalim nën argumentin se dinamika e zhvillimit të zonës ka sjellë fluks trafiku. Aktualisht ARRSH po kërkon kompaninë që do të bëjë studimin dhe projektimin e kësaj vepre. Mbikalimi është nyje e rëndësishme për shkak se bën lidhjen me Unazën e Tiranës dhe autostradën Tiranë-Elbasan.

“Autostrada Tiranë – Elbasan, lidh qytetin e Tiranës me atë të Elbasanit duke filluar Sauku deri në Bradashesh. Kjo arterie kryesore e trafikut është pothuaj në përfundim e sipër. Kjo autostradë, në pjesën e parë, atë të Tiranës, segmenti Sauk-Lundër (TEG) me një gjatësi rreth 2.8 km do shërbejë njëkohësisht edhe si pjesë e Unazës se Madhe të Tiranës Ky segment është ndërtuar me dy korsi lëvizjeje, një korsi autobusi dhe një korsi emergjence për çdo anë.

Në zonën e Lundrës (pranë qendrës tregëtare TEG) aktualisht është ndërtuar një rrethrrotullim, i cili lidh Autostradën Tiranë-Elbasan, me Unazën Lindore dhe me zonën për rreth nëpërmjet pese hyrje-daljeve të tjera nga rrethrrotullimi. Kjo ka bërë që ky kryqëzim në nivel të jetë tepër i ngarkuar dhe në raste të veçanta edhe i bllokuar dhe aspak sipas standardit për këtë kategori rruge” argumenton Autoriteti Rrugor Shqiptar.

I njëjti dokument shton se vetëm 800 metra më në jug të rreth rrotullimit aktual në vazhdim të autostradës Tiranë-Elbasan është parashikuar të vijë edhe By Pass Perëndimor i Tiranës. Zona cilësohet si një nga ato me zhvillimin më të madh në kryeqytet e lidhur kjo me urbanizmin dhe ndërtimin e komplekseve të shumta.
“Në këtë zonë veç komplekseve masive të banimit, që në numër po shtohen dita ditës, duke rritur në mënyrë të ndjeshme densitetin e banimit, duke e kthyer nga një zonë rurale në një zonë të mirëfilltë urbane. Gjithashtu në këtë zonë janë ndërtuar dhe po ndërtohen edhe objekte të rëndësishëm komerciale si ”Qendra Tregtare TEG”, ”Terminali i Autobusëve” dhe një sërë biznesesh të rëndësishëm, shkollash e objekte sociale, të cilët kanë çuar në një rritje të ndjeshme të trafikut në këtë rajon” shpjegon ARRSH

Konsulenti që do të fitojë procedurën do të ketë si detyrë kyçe të bëjë një studim të mirëfilltë të trafikuat aktual dhe perspektives që gjenerohet në këtë nyje, të marrë parasysh trafikun në gjithë rrugët lidhëse si dhe të hartojë projektin e një nyjeje të plotë të disnivel brenda standardit, nyje komplekse që do të lidhë Unazën e Madhe të Tiranës, Aksin Tiranë-Elbasan, nyjen “F” te By Pass perëndimor të Tiranës (projekt në fazë ideje e miratuar) dhe të gjitha bizneset, zonat rezidenciale dhe të banimit të zonës.

a.ç

Next Post
Parashikimi për sot, ja çfarë na ka rezervuar moti

Sot priten rrebeshe shiu, ja zonat ku do të ketë reshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In