Pas vizitës në Elbasan, presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur në Shijak.
Nga Shijaku bëri thirrje që procesi i zgjedhjeve të jetë i qetë dhe i lirë, ndërsa i bëri apel qytetarë të shprehin vullnetin e tyre të lirë.
“Ky është popull me tradita dhe duhet të jetë model në këto zgjedhje. Ftoj të gjithë qytetarët e Shijakut të ruajnë qetësinë dhe të votojnë në mënyrë demokratike”, tha Meta ndërsa theksoi se do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët./ b.h