Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë Alaudin Malaj ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqsor. Burime bëjnë me dije se kjo lidhet me procesin e vetingut, që ende nuk kishte filluar për gjykatësin në fjalë.
Malaj është pjesë e drejtësisë shqiptare që prej vitit 1993, ndërsa në total ka shërbyer prej një periudhe 27-vjeçare.
Ai ka ushtruar profesionin e tij në disa gjykata, ndërsa kulmin e karrirës e ka patur kur mori drejtimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë.
g.kosovari