Ka shkuar në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e Hekuran Billës.
Në pranga ka përfunduar Gj.Pusi, 25 vjeç. Arrestimi është bërë nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës dhe 25-vjeçari është arrestuar në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se ai ishte identifikuar më herët por sot u bë i mundur arrestimi. Po kështu, Pusi njihet si shok i ngushtë i Viktor Markut. Ai ka qenë duke drejtuar makinën me të cilën u krye atentati ndaj biznesmenit Billa.
Viktor Marku, Sebastjan Mali dhe Adjola Lakra janë arrestuar më herët nga policia për vrasjen e 40-vjeçarit.
/e.rr