Nuk kanë të sosur problemet për kandidatena demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hillary Clinton.
Përdorimi i postës elektronike private në kohën kur ishte sekretare e shtetit, që po konsiderohet nga rivali i saj trump si megaskandal, duket se do të kushtëzojë fushatën e saj.
Së fundi mësohet se FBI ka zbuluar edhe 15 mijë e-maile të tjera nga posta elektronike private e Clinton. Këto e-maile janë vënë në dizposicion të autoriteteve nga stafi i kandidates Clinton.
Në total, janë plot 33 mijë e-maile që duhen verifikuar nga FBI. Deri tani, është zbuluar se në të paktën 3 prej tyre, ka pasur informacione të klasifikuara./a.m.











