Mbledhja plenare e Kuvendit do të vazhdojë në sallën e seancave plenare. Këtë e bëri të ditur këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Deputetët tashmë kanë filluar të hyjnë në sallë, nuk janë ndër ta edhe ata të opozitës, të cilët sipas njoftimeve të më parshme janë perjashtuar për këtë mbledhje, raporton Koha.net.
Kontrolli paraprak para hyrjes në sallë po bëhet me procedura tashmë të vendosura.
***
Sapo është hedhur gaz lotsjellës në hollin e Kuvendit të Kosovës në përpjekje që deputetët e opozitës të hipin lart në sallën e improvizuar në të cilën pritet të mbahet seanca plenare.
Mësohet se ka pasur edhe përleshje në mes të deputetëve të opozitës dhe policisë së Kosovës. Kjo e fundit dhe civilë të Sigurimit kanë krijuar një kordon të fortifikuar në hyrje të sallës, për të penguar opozitën e Kosovës që të prishë votimin për Demarkacionin.