• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tjetër ditë e vështirë/ Mijëra fluturime të anuluara, paralajmërohet goditje për ekonomitë. Ekspertja: Omicron është vërtetë kudo

by Java News
02/01/2022 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra fluturime u anuluan në mbarë botën në Vitin e Ri, teksa infektimet me COVID-19 u përhapën në mesin e punëtorëve të kompanive ajrore, duke shkaktuar mungesë të stafit dhe duke bllokuar pasagjerët në fundjavën e ngarkuar të pushimeve.

Mbi 4,600 fluturime – rreth 10 për qind e fluturimeve në mbarë botën – u anuluan deri në mesditën e 1 janarit, sipas ueb-faqes Flightaware.com. Mbi gjysma e anulimeve ndodhën në Shtetet e Bashkuara.

Kompanitë ajrore mezi ishin rimëkëmbur nga një valë e infektimeve me variantin Omicron të koronavirusit që preku punëtorët gjatë festës së Krishtlindjes, kur për shkak të infektimeve të punëtorëve u anuluan mijëra fluturime.

Më 2 janar, dita kur shumica e amerikanëve planifikohet që të kthehen nga pushimet, pritet të jetë një tjetër ditë e vështirë. Pothuajse 2,000 fluturime veçse janë anuluar dhe stuhitë e borës, që kanë goditur pjesën qendrore dhe verilindore të SHBA-së.

Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se numri i infektimeve po rritet në një nivel që nuk është parë që prej se Organizata Botërore e Shëndetësisë dy vjet më parë e shpalli pandeminë.

Në SHBA, javën e kaluar u thye rekordi i rasteve për katër herë. Më 31 dhjetor, SHBA-ja regjistroi numrin më të madh të rasteve të shënuara ndonjëherë, plotë 386 mijë infektime, u tha në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Ndërkaq, Franca po ashtu regjistroi një numër të paprecedent të rasteve më 31 dhjetor, ditën kur 232,200 persona u infektuan. Kjo ishte dita e tretë me radhë që Franca raportoi për mbi 200,000 raste të reja. Edhe Mbretëria e Bashkuar regjistroi rekord prej 198,846 infektimesh të reja.

Portugalia dhe Australia janë në mesin e shteteve të tjera që shënuan rekord rastesh të reja në fillimin e vitit 2022.

“Omicroni është vërtet kudo”, tha për CNN një profesoreshë e emergjencave shëndetësore në Universitetin Brown.

Megan Ranney po ashtu shprehu shqetësimin se në muajt e ardhshëm do të mbyllet ekonomia, jo për shkak të politikave të Qeverisë, por për shkak se shumë amerikanë do të sëmuren.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka tentuar që të ngrejë moralin, teksa ka postuar një video në Twitter më 1 janar, ku ka reflektuar për ngjarjet që kanë ndodhur vitin e kaluar.

“Teksa reflektoj për vitin 2021, kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e këtij shteti. Me shpresë dhe unitet, le të bashkohemi që të ndërtojmë mbi progresin tonë në vitin që kemi përpara”, tha ai.

Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë adresimit të tij për Vitin e Ri tha se javët në vijim do të jenë të vështira, por ai nuk paralajmëroi masa të reja kufizuese kundër pandemisë.

Franca u bë shteti i gjashtë në botë – pas SHBA-së, Indisë, Brazilit, Britanisë dhe Rusisë – që ka raportuar mbi 10 milionë raste me sëmundjen COVID-19 që prej nisjes së pandemisë.

Franca po ashtu i është bashkuar shteteve të tjera, duke shkurtuar periudhën e izolimit për personat e vaksinuar plotësisht të cilët dalin pozitivë. Në këtë shtet, këta persona do të izolohen për shtatë ditë jo dhjetë sa ishte më parë. Kjo masë ka për qëllim që të mos pengojë punën e industrive që po përballen me mungesë të stafit për shkak të infektimeve.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se izolimi mund të shkurtohet në pesë ditë, nëse qytetarët paraqesin test negativ për koronavirus.

“Ata që nuk janë vaksinuar do të vetizolohen për dhjetë ditë, me mundësi që të dalin nga izolimi pas shtatë ditësh, duke iu përmbajtur kushteve të njëjta (paraqitja e testit negativ)”, tha Veran më 2 janar për Journal du Dimanche.

Ai po ashtu tha se Omicroni është shumë ngjitës dhe nuk mund të ndalohet pa rivendosjen “e izolimit strikt”.

“Ne do të vazhdojmë të jemi vigjilentë gjatë muajit të janarit”, tha Veran./REL

Next Post
10 miliarderët më të mëdhenj në botë/ Listën e kryeson Elon Musk. Pas tij renditen Bezos dhe Arnault

10 miliarderët më të mëdhenj në botë/ Listën e kryeson Elon Musk. Pas tij renditen Bezos dhe Arnault

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In