Juventus duket se nuk po e gjen ritmin në këtë sezon të ri të Seria A, pavarësisht afrimeve të shumta në skuadër.
Bardhezinjtë kanë marrë një barazim 1-1 në fushën e vështirë të Fiorentinës. Ishte Milik ai që shënoi i pari për Juve, por vendasit nuk e lanë me kaq.
Kouame barazoi për Fiorentinën në minutën e 29 dhe pa mbaruar pjesa e parë vendasit kishin mundësi të dyfishonin rezultatin, por Jovic u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e dytë u zhvillua e vakët me pak rastë në të dyja krahët. Tashmë pas 5 javësh kampionat Juventusi regjistron 2 fitore dhe 3 barazime.
/a.r