Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në vend dhe sërish viktimë ka mbetur një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Durrësit. Siç bëjnë me dije burime zyrtare nga policia viktimë ka mbetur 82-vjeçari me iniciale H.H., i cili teksa ecte, është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 51-vjeçar.
“Në rrugën Fllakë-Qerret, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, L.B. 51 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H.H. 82 vjeç banues në Katundi i Ri, i cili ndërroi jetë në spital”, raportoi policia..
Drejtuesi i makinës u arrestua në flagrancëe./a.m.










