Një aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e të shtunës në aksin Dimal-Berat, ku një 27-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Mësohet se Justina Gjata, e cila udhëtonte e vetme në mjetin tip Volswagen ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka kaluar në krahun tjetër të rrugës, duke u përplasur kokë më kokë me një kamion.
Ndonëse të resë iu dha ndihma mjekësore në spitalin e Beratit, ajo është transportuar me urgjencë drejt Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën./BW