Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa viktima apo të plagosur në njerëz, ka ndodhur mesditën e sotme te kryqëzimi i Radio Televizionit Shqiptar, ku një makinë tip ‘Volkswagen Passat’, dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në trotuar, pasi shkatërroi kangjellat rrethuese dhe u përplas me pemën buzë rruge. Nga ky aksident ka pasur dëme të mëdha materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Në po të njëjtin kryqëzim, pasditen e 14 janarit të këtij viti, një tjetër aksident tepër i rëndë ndodhi në këtë vend, ku një mjet i llojit ‘BMW’ me targa “AA009YV”, me të cilën udhëtonte Stiven Dashi u përplas me automjetin tip “Skoda”, duke u shkatërruar tërësisht nga përplasja e fortë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, ndërsa në videon e publikuar të aksidentit, shihet se si kalimtarët duket kaluar te vijat e bardha shpëtojnë mrekullisht nga përplasja e dy automjeteve.
g.kosovari











