• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tjerrja kuantike likuide”… zbulohet një tjetër gjëndje e materies

by Java News
07/04/2016 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët zbuluan për herë të parë një gjendje misterioze të materies, e parashikuar katër dekada më parë nga studiuesi Philip Warren Anderson, fitues i çmimit Nobel.

Formën e re të materies shkencëtarët e kanë quajtur “tjerrja kuantike likuide”. Në këtë gjendje, elektronet sillen sikur të jenë të “fragmentarizuar”, në kaos të rregullt. Quhet kaos i rregullt pasi nuk përplasen asnjëherë me njëri-tjetrin dhe njëkohësisht janë të lirë të bëjnë çfarë të duan.

Ky kaos, sipas studiuesve, krijon një strukturë magnetike të panjohur deri më tani në natyrë.

“Deri më tani gjendja apo faza e materies e parashikuar nga Anderson nuk ishte riprodhuar asnjëherë. Ky është një rezultat me rëndësi sepse është vëzhguar dhe zbuluar një fenomen krejt ndryshe nga ajo që ndodh në natyrë”, thotë Pasquale Calabrese, fizikant në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Trieste, pjesëmarrës në studim.

Më konkretisht, shkencëtarët thonë se ky zbulim do të ndihmojë në të ardhmen në krijimin e superkompjuterave ose kompjuterave kuantikë shumë herë më të fuqishëm nga ata që njohim sot.

Tek mikroçipët aktualë informacioni ruhet në formën e 0 ose të 1, ose i njohur ndryshe si sistemi binar. Ky sistem ka funksionuar mirë deri më tani, por lejon procesimin e një numri të kufizuar informacionesh.

Revolucioni mund të nisë nga ky zbulim, pasi lëvizja kaotike (por edhe të mos përplasen) e elektroneve do të mundësonte në të ardhmen gjetjen e materialeve në gjendje që të përdorin njëkohësisht si statusin 0, ashtu edhe 1, apo edhe të dyja bashkë. Për këtë, shkencëtarët thonë se “likuidi i tjerrë kuantik” është kandidati kryesor për të qenë silikoni i së ardhmes.

Zbulimi i takon “Oak Ridge National Laboratory” në Shtetet e Bashkuara dhe u publikua në revistën “Nature Materials”.

Next Post

Kosovë, kryeministri Rama takohet me Isa Mustafën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In