Një 33-vjeçar nga Tirana është arrestuar nën akuzën e amrëmbajtjes pa leje.
Prangosja e tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Titanium”.
Policia njofton se i arrestuari është shtetasi me inciale Gj. M., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruarnë banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë; një pushkë sportive; 92 fishekë luftarakë; një thikë; një shufër metalike; 11 ora dore dhe një set me enë kuzhine, të kundraligjshme.
Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
g.kosovari